Epilogu

“ISHTE KOHË E FTOHTË, ATA ISHIN NGRIRË KREJT” – HARADINAJ TREGON KUR I KA TAKUAR PËR HERË TË PARË THAÇIN E VESELIN

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka treguar se për herë të parë është takuar me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin në vitin 1993 apo 1994.

Ai ka treguar se atë kohë Thaçi e Veseli kishin shkuar tek Haradinajt meqë atë kohë martohej Shkelzeni.

“Në vitin 1993 kur kanë ardh në shpi me Luanin. Nëse nuk gaboj ose 1994. Aty i kam takuar për herë të parë por nuk e ka ditë se kush janë. E di që i kemi pas edhe në dasëm se është viti kur është martu Shkelzeni edhe ka qenë poashtu periudhë e ftoftë me reshje ekanë ardh pothuajse gati të ngrimë krejt, I kemi trajtu unë I ka pa kemi nejt me ta dhe kanë shku pastaj prapë jan kthy dhe me miqtë e Shkelzenit e kanë vazhdu rrugën për Shqipëri. Aty ka qenë rasti i parë kur unë i kam pa ”, ka thënë Haradinaj për Konak.

Exit mobile version