Shkruan: Dardan Islami
A po kriminalizohet VV?
Vetem naivet e deshpruar kan besu qe ky pushtet pa pervoj nuk do te korruptohet.
Ne emer te luftes kunder korrupcionit keta i ndalen investimet, ato tendera qe i dhane shumica ishin nje burimor, formul kjo e korrupcionit me lidhje te shkurt.
Ky fenomen kerkon sekser dhe partner te besushem, aktivist, familjar, apo dosta te ngusht te njerezve te pushtetit.
Ne rastin e rezervave te shtetit, kemi shume pikpyetje dhe shume shkelje ligjore, zyrtar dhe sekser te arrestuar, poashtu edhe deshmitar.
Ky do te jete nje rast interesant per organet e hetuesise por edhe per ato te drejtesise.
Duhet pasur parasysh faktin se Kurti e ka ndertuar nje organizat te fuqishme te cilen siq u tregua edhe ne te kaluaren, ai i vetem e kontrrollon me metoda staliniste, dhe si e tille ajo vepron e mbyllur gati si gjysme ilegale.
Keto dite po mi kujtojne ditet kur korrupcioni po lulzonte ne Kosove pas lufte, dhe njerzit besonin se presidenti Rugova eshte njeri me duar te pastra, por me vone u kuptua se jo te gjithe rreth tij kishin qen me duar te pastra.