Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Dy ditë më parë, në një emision TV, ku ishte i ftuar Sali Berisha, gazetari i njohur Mushkolaj, në një debat të ashpër televiz, as më pak e as më shumë, i tha ish kryeministrit, dikur njeriut të paprekshëm në Kosovë, se , “ pas firmave piramidale, vrave njerëz në bulevard”.
Ai, duke e ndërprerë Berishën, si nuk ka ndodhur kurrë në studiot memece në Shqipëri, , i tha se “ leri këto përralla, mos na i përsërit, ju e keni përgjegjësinë për vrasjen e njerëzve të pafajshëm në bulevard, kjo është njolla juaj e zezë, pas piramidave vratë njerëz në bulevard, dhe pas Gërdecit…Ti ke bashkëpunuar me Beogradin kur ishe President, e keni furnizuar me naftë…”.
Dal te një temë , të cilën e kam ztrajtuar edhe më heret : Berisha dhe Kosova! Sa vend zë Kosova në veprimtarinë e Berishës dhe, nga ana tjetër, cila është e vërteta e lidhjes së Berishës me Kosovën? A ishte vërtet ai njeriu që po silte shpresë dhe dëshmi se , pas një njeriu të fuqishëm, mund të arriheshin vlera të përbashkta kombëtare, deri në bashkimin e tij, si predikoi ai që në në fillimt e lëvizjes demokratike? Përse dhe nga kush u rrit miti i tij, për çfarë duhej të rritej ai mit dhe kush fshihej pas tij?
Nëse një debat i tillë, mes politikanit non grata, Berisha dhe gazetarit Mushkolaj, i cili u shpall nga Berisha në emision si njeri i Beogradit, do të kishte ndodhur shumë vite më parë, në Kosovë do të kishte plasur linçimi ndaj një gazetari, si ka ndodhur shumë herë, ose do të ishte në tehun e mediave, si ndodhi me mua pas lbrit tim “ E fshehta e hapur e Kosovës”, botuar në vitin 2000.
Tani, heshtje. Askush nuk e merr më në mbrojtje Berishën dhe as nuk ka ndër mend ta bëjë këtë. Jo vetëm se ai, Berisha , është tani personi i shpallur non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit, kjo është një hallkë më shumë, por nga që rrënimi i mitit të tij kishte filluar shumë më heret, dhe se, një klasë politike, sidomos në LDK, që e kishte rritur, e mbronte dhe kishte falanga fashistoide, si organizata sekrete “ Sigurimi i Atdheut”, tani , ose nuk janë më në politikë, ose janë zbythur në qoshet e fundit të saj.
Figura politike si Ekrem Kryeziu i Prizrenit, kryetari i grupit të LDK-së për hetimin e gjoja krimeve të UÇK-së, institucion partiak i ngritur që në vitin 1998 – kur nuk është ngritur asnjë strukturë e tillë për krimet serbe, njerëz drejtues të shërbimit informativ të saj, si Ramë Mara apo Anton Kola , politikanë me ndikim, si Sabri Hamiti, drejtues grupimeve të fuqishme, si ai i Llapit, prirë nga Agim Veliu, ish ministra të kohës së Millosheviçit, e më pas drejtues të LDK-së, si Isa Mustafa e Bujar Bukoshi, të lidhur fort me Berishën, edhe përmes aferave financiare; grupime paraushtarake , uniformuar në të zeza, tani nuk kanë më forcën e mëparshme për të përmbysur një shembje të mitit të rremë të Berishës.
Rritja e mitit të tij ka të bëjë mbi të gjitha me një grupim të fuqishëm politik në Prishtinë, pas vitit 1990, që në shumicën e tij rridhte nga Lidhja Komuniste e Kosovës, të cilët, duke u bashkuar në LDK, jo rastësisht, ruajtën fuqinë e tyre dhe përcaktuan synimin e krijimit të një miti të domosdoshëm në Shqipëri, e kundërta e gjithçkaje që kishte ndodhur deri asaj kohe.
Berisha ishte njeriu i duhur: karizmatik në deklarimet e tij të pamatura, pasionant dhe i pa skrupullt në përcaktime , i egër për të patur pushtet dhe për të krijuar rolin e tij mitik në histori, sidomos jashtë vetvetes, dhëndërr në një familje me lidhje të fuqishme me regjimin e Millosheviqit, ku njerëz të afërt me familjen e gruas së tij ishin në këshilltarët e kriminelit serb, me dyshime të shumta se vetë ai, Berisha, gjatë qëndrimit në Francë mund të kishte krijuar lidhje me shërbimet sekrete franceze ose jugosllave; të informuar saktësisht nga figura të rëndësishme drejtuese të këtij shërbimi në Kosovë, që u bënë në të njëjtën kohë edhe drejtues të shërbimit informativ të LDK-së, ai ishte njeriu më i duhur.
Ky grup, zakonisht i mbledhur në kafenenë “Wienerwald”, në Kodër të Diellit, përgatiste platformën e krijimit të Njeriut të tyre në Shqipëri, aty përgatiteshin largimet, poshtërimet, mallkimet dhe anatemimet e gjithë asaj pjese që mendohej se mund të radikalizonte gjendjen në Kosovë drejt lëvizjes irredente, Lëvizjes Popullore të Kosovës; pikërisht ky grup ishte ai që krijoi strukturat e fshehta të shërbimit partiak, denoncoi Ukshin Hotin e njohur dhe bashkëpërgatiti aktakuzën ndaj tij, krijoi sistemin e dosjeve politike për njerëzit politikë, çka u ndërmor edhe nga Berisha në Shqipëri; dhe, për fat të keq, njerëzit që u morën me krijimin e dosjeve ishin të njëjtët që kishin punuar në strukturat e sigurimit serb, si Ibush Kllokoçi, Lutfi Ajvazi, Fevzi Ajvazi,Rexhep Gjergji, etj, që u bënë edhe më të përmalluarit ndaj figurës së Berishës.
Këto ishin përgjithsisht një klasë politike dhe informative që kurrë nuk e kishin dashur Shqipërinë, e, për më tepër, duke qenë pjesë e sistemit ttist dhe udbash, e urrenin atë dhe kërkonin me çdo kusht përmbysjen e çdo vlere të krijuar në Shqipëri. Kjo ishte e vetmja mënyrë për të justifikuar urrejtjen e tyre dhe devotshmërinë që kishin pasur ndaj sistemit të tyre.
Disa nga këto, edhe pse intelektualë, kishin qenë aktivë në proçesin njollëzezë të diferencimit, por edhe si dëshmitarë në gjyqet kundër irredentës shqiptare. Fahredin Gunga, për shembull, kishte qenë njëri nga dëshmitarët kryesorë në gjyqin kundër Adem Demaçit dhe grupit të tij. Që të përmbysej miti i Demaçit, duhej përmbysur Shqipëria dhe duhej ngritur një mit i ri. Duhej gjetur një Antigjergj dhe e kishin gjetur: verior, i furishëm, nga zonat e veriut, më saktë, nga Malësia e Gjakovës, nga ku ishin pjesa kryesore e elitës politike të Kosovës në kohën e Titos dhe të Rankoviçit, kokëfortë, i ardhur nga një forcë komuniste, ku kishte qenë deri asaj dite besnik dhe loajal; i aftë për të tërhequr pjesën e paditur të popullit me fjalë për ta çuar drejt greminës, e në fund, që nuk e brente ndërgjegjja.
Por, ti marrim gjërat me rradhë:
Në vitin 1989, sapo u krijua Lidhja Demokratike e Kosovës, çuditërisht ajo u krijua në redaksinë e gazetës “Rilindja”, njëjtë sikur PD të krijohej në zyrat e gazetës “zëri i Popullit”, dhe, si do të dëshmohej joshumë arg, edhe nga vetë themeluesit, UDB-ja kishte mes tyre shumicën e bashkëpunëtorëve, kjo Lidhje, krijoi menjëherë edhe shërbimin e vet informativ.
Në krye të këtij shërbimi u vendos Mehmet Loci, njëra ndër figurat më të njohura të këtij shërbimi, drejtues i tij në Pejë, dhe i prfshirë në krijimin e bazave të UBD në Bajram Curri dhe në zonën e Komanit. Pra, një specialist i dyfishtë, që krijoi lidhjet e befta,por të vazhdueshme, pas vitit 1992, edhe me Gazideden.
Rreth vetes, dhe, në bashkëpunim me dy figura politike të LDK-së, Rexhep Gjergjin dhe Anton Kolën, ata krijuan një grupim të rrezikshëm me figura të njohura udbashe si Ibush Kllokoqi, shefi i shërbimit të fshehtë serb në Prishtinë, Ejup Bajgora, Selim Brosha, Lutfi Ajvazi, Fadil kajtazi, të cilët, pas vitit 1998,gjatë luftës, të drejtuar nga Ekrem Kryeziu,nënkryetar i LDK-së, krijuan grupin për hetimin e “ krimeve “ të UÇK-së, dokumentimin e tyre dhe, të dhënat i përcollën drejt dosjeve të tashme serbe në Gjykatën Speciale.
Të gjithë këto figura, duke pasur rreth vetes bashkëpunëtorë të specializuar, erdhën në Shqipëri për të krijuar klimën e ndashmërisë mes bashkëkombasve, duke krijuar mitin se në Jugosllavi ka patur më shumë liri se në Shqipëri, se koha e Titos ka qenë periudhë e artë për to, dhe, duke nxitur krijimin e mitit Berisha.
Ky i fundit, më pas iu bashkëngjit edhe Fatos Nano, do e bënte për vete këtë ide, të lirisë së Kosovës krahasuar me lirinë e vendlindjes së tij, si shenjë reabilituese për të gjithë ata që ishin dënuar politikisht, por, mbi të gjitha, për të gjithë ata që ishin dënuar si bashkëpunëtorë të shërbimit sekret serb.
Qëllimisht nga shërbimi i vjetër serbo – shqiptar dhe i kammufluar si strukturë paralele do të harroheshin më shumë se 45 mijë të vrarë në periudhën 45 vjeçare të pas luftës së dytë botërore, mbi 385 mijë të burgosur politikë, aksionet shfarosëse, duke filluar nga dimri i vitit 1944 e deri në atë kohë. Edhe Berisha i harroi ato. Jo rastësisht, në mediat e Kosovës, sidomos “Bujku” dhe “Rilindja”, më shumë dihej për “ bëmat” e Kadri Hazbiuzt dhe të sigurimit famkeq të shtetit shqiptar, se sa për Rankoviçin dhe bëmat e tij mizore.
Në vitin 1981, drejtuesi më i lartë politik i Kosovës, Mahmut Bakalli, në pyetjen drejtuar atij në Mbledhjen e Kuvendit të Kosovës, përse nuk vazhdohet me arrestimet e demonstruesve të vitit 1981, do të përgjigjej se “ në asnjë burg nuk kemi vend më, janë mbushur tej e për tej”.
Mehmet Loci, nga njëri prej të burgosurëve politikë, të torturuar prej tij, është shprehur se “ ishte një spiun i frikshëm, i fortë, ishte shtazë e uritur, i pandopshëm, që kshte Serbinë atdhe. Ai njihej edhe si “Hitleri prej Peje”.
Mehmet Loci do të bëhej shumë shpejt, pas majit të vitit 1992, njëra ndërfigurat lidhëse mes bashkëpunimit të heshtur, por efektiv, mes Shërbimit Informativ të shtetit Shqiptar dhe atij të Prishtinës, por që në fakt ishte përcjellës i mesazheve të shërbimit – mëmë, atij të Beogradit.
Të gjitha strukturat kishin synime dyplanëshe: të hiqnin mitin se , në një rast të veçantë shteti shqiptar mund të ndihmonte në lëvizjet për Republikën e Kosovës, pasi dihej tashmë se disa nga drejtuesit e lëvizjes klandestine irredente ishin takuar me presidentin e kohës, Ramiz Alia, i cili kishte vendosur lidhjet e tyre përmes dy këshilltarëve të tij, Adem Çobanit dhe Shaban Sinanit, dhe të krijonin mitin tjetër, të liderit të fortë, i cili do të mund të bënte bashkimin e kombit përmes lëvizjeve politike të fjalës dhe përmes pritjes.
Është koha kur Berisha garanton Shtetet e Bashkuara se synimi i tij ishte për autonominë e Kosovës, jo më tej se kaq, por, ndërkohë, në metingje ai flet për bashkim Duazimi i përhershëm i tij mes fjalës dhe faktit.
Është koha kur, emisari i posaçëm i Millosheviqit vjen në Tiranë, janar 1991, dhe kjo është ardhja e parë e një shërbimi fqinj, ai takohet me Azem Hajdarin, sjell donacionet e para financiare dhe, kur Azem hajdarin e kërcënojnë, ai u kthehet se “ unë kam qenë Njëshi dhe Njëshi di shumë gjëra” , çka mbyllën kërcënimet ndaj tij, hapën një erë të re “Miqësie” mes tij dhe Berishës, deri sa ky i fundit e nxorri në pritë.
As njëri e as tjetri nuk kanë pasur lidhje me njerëzit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e sidomos me elitën drejtuese të saj.
Kjo është koha kur miti i Berishës në Kosovë është në kulmin e tij dhe kur forcat nacionaliste, irredente, në Koovë dhe në Tiranë, gjenden para një furie të papërmbajtur kundërshtimi, deri sa kalohet tek një listë e përgatitur nga shërbimi në Prishtinë, miratuar nga sëhrbimi në Tiranë, për të mos lejuar që figura të veçanta të Lëvizjes Popullore të Kosovës, të qëndronin në Shqipëri. Shumë prej këtyre “ në listën e zezë të SHIK-ut” sot janë heronj të Kosovës dhe Nderi i Kombit në Shqipëri.
Është koha kur Berisha president, përmes këshilltarit të tij i dërgon fjalë njerëzve të rezistencës që, në Shqipëri mund të merreni me tregti, afarizëm, çka të doni, por jo me veprimtari çlirimtare.
Në fillimin e vitit 1992, menjëherë pas ardhjes në pushtet të PD-së dhe ngritjes së strukturave të para të shërbimit të ri inteligjent, i cili iu besua një njeriu të afërt me Berishën, por që më pas ishte i përfshirë edhe në afera të tjera; në Tiranë, gjithnjë e më afër qeverisë, sidomos Gazidedes, u shfaq një shqiptaro-maqedonas, me emrin Petrit Ame. Për pak kohë ai u shndërrua në një mik të afërt të Gazidedes, dhe u bë “eminenca gri” e tij. Shteti shqiptar, edhe pas informacioneve që mori, se ky njeri, i burgosur më parë në Belgjikë, për trafik droge dhe pjesë e grupimeve mafioze, ishte njëkohësisht edhe një ndër miqtë e afërt të Arkanit, Zheljko Raznjatoviç, i njohur si kreu i paraushtarakëve serbë, emrat e të cilëve i gjen në të gjitha krimet serbe të fund shekullit të shkuar, përsëri e bëri njeri të afërt dhe i besoi pjesë të rëndësishme të kontrabandës së karburanteve përmes Malit të Zi, e më pas edhe të trafiqeve të tjera.
Këto ditë Berisha deklaroi se kishte lejuar trafikun e naftës, pasi tokat e Kosovës kishin mbetur djerrë. Kaq buddalenj i di ky njeri njerëzit. Trafiku i naftës bëhej edhe me gjyma të vegjël, nga hallexhnjtë, por mbi të gjitha përmes një transporti të mirëorganizuar, me kolona maqinash speciale, me shoqërues të këtij shërbimi, përmes fantazmës „Shqiponja“ strukturë e PD-së, që befas u zhduk.
Koha kur Berisha kërkonte „ të mbidheshin“ tokat e Kosovës përkon me atë kur në Shqipëri gjysma e tokës kishte mbetur djerrë, kur vreshtat, ullishtat, plantacionet e agrumeve, masivet e drithrave, bashkë me minierat, vendburimet e naftës po shkatërroheshin, po digjeshin, po vidheshin.