Epilogu

Ismail Kadare: Thaçin askush s’mund ta kritikojë, ka triumfuar në Rambuje

Shkrimtari i madh Ismail Kadare, gjatë një interviste në emisionin “PaRrotlla” ka shprehur mendimin e tij për Presidentin aktual z. Hashim Thaçi.

Ai e ka vlerësuar lart kontributin e Thaçit në Rambuje duke thënë se ai ka triumfuar pavarësisht zërave kritik, si dhe askush nuk mund ta kritikojë, sepse ai ka triumfuar në atë betejë historike për Kosovën.

Shkrimtari Kadare gjithashtu ka thënë se UÇK ishte faktor i lartë moral.

Kadare thoshte se dalja e UÇK’së ka qenë një faktor shumë i rëndësishëm për shqiptarët, faktor moral i cili nuk ra në kurthin e serbëve që ta paraqiste si terroriste.

Ai thotë se UÇK’ja në mënyrë heroike mbajti moralin e shqiptarëve.

VIDEO:

blob:https://epilogu.com/9fcf8331-046b-466c-bc72-5b043c415c6a
Exit mobile version