fbpx
Lajme

Ismaili thotë se ka ndaluar nënshkrimin e kontratës me çmime të larta për barnat

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka ndaluar nënshkrimin e kontratës së propozuar për të cilën është raportuar sot në media, rreth sigurimit të tabletave për trajtimin e leukemisë.

Ministri Ismaili ka thënë se do të bëjë ç’mos që çmimet për ilaçet që i blenë Ministria e Shëndetësisë të jenë referente me tregun dhe rajonin.

“Kontrata për furnizim me tabletat Imatinib, për të cilën është raportuar sot në media, ende nuk është nënshkruar nga unë. Kam thënë disa herë se çmimet për ilaçet që blihen nga Ministria e Shëndetësisë duhet të jenë referente me tregun dhe rajonin. Do të bëj çmos që ky rregull të vihet në zbatim. Pas raportimit për ngritje të çmimeve, menjëherë kam ftuar disa institucione të ndryshme që të merren me këtë rast. Në ditët në vijim, do t’ju njoftojmë për detajet dhe vendimet që do të merren”, ka thënë ministri Ismaili.

Më tej, ministri Ismaili u ka bërë thirrje kompanive farmaceutike, që ofertojnë në tenderët publikë përmes së cilëve Ministria e Shëndetësisë i kontrakton ato për institucionet publike shëndetësore, që të jenë të përgjegjshme dhe të ofertojnë me vlera reale, e jo me çmime marramendëse që i pasurojnë ata e zbrazin buxhetin e e dedikuar për barna për të gjithë qytetarët.

“U bëj thirrje kompanive farmaceutike, që kontraktohen për furnizim me barna nga Ministria e Shëndetësisë, që të jenë të përgjegjshme dhe të ofertojnë me vlera reale, e jo me çmime marramendëse – me të cilat pasurohen ata dhe zbrazet buxheti i barnave për qytetarët. Të gjitha kontratat do të zbardhen, në mënyrë që ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucionet tona dhe në shërbimin shëndetësor. Ky është interes i gjithë qytetarëve, i personelit mjekësor dhe është obligim imi”, ka përfunduar ministri Ismaili.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close