Epilogu

Ismet Haxha: Kujt borxh nuk i kam, nuk kam pse të fshihem nga askush

Personi i parë që ishte përmendur për një atentat të mundshëm Ismat Xaxha, ka folur ekskluzivisht për Gazeta Blic i cili ka thënë e ishte në dijeni për rastin e raportua tashmë nga imediat.

Ai ka thënë se ishte njoftuar nga policia e Kosovës, por edhe nga shërbimi inteligjent i Kosovës, se jeta e tij ishte në rrezik.

“Para 6 muajsh më patën treguar policia dhe shërbimi informative”, ka thënë Haxha në një deklaratë për Gazeta Blic
.
Haxha thotë se pavarësisht prej këtij rasti, ai kurrë nuk kishte kërkuar mbrojte nga Policia e Kosovës.

“Kujt borxh nuk i kam, nuk kam pse të fshihem nga askush”, ka thënë ai ndër të tjera.

Ismet Haxha ka thënë se kurrë nuk ka dëgjuar për personin për të cilin mediat kanë raportuar se kishte planifikuar atentat ndaj tij, Xhavit Haliti e Albin Kurtit.

“Jo hera e parë që e dëgjova emrin e tij”, tha Haxha.

Pas raportimit të televizionit shqiptar A2, për një plan për vrasjen e Albin Kurtit, Ismet Haxhës e Xhavit Halitit, ka folur ky i fundit.Në një prononcim për Gazeta Blic, Xhavit Haliti, deputet i PDK-së ka theksuar se kjo nuk është hera e parë që është planifikuar vrasja e tij.

“Nuk është hera e parë. Tash e 35 vjet kanë tentuar të më vrasin, por ja që fati ka dashur që unë të shpëtoj”, tha ai për Gazeta Blic.Haliti tha ndër të tjera, se ai është informuar nga Policia e Kosovës se është i rrezikuar.

“Nga Policia e Kosovës më kanë njoftuar që jam i rrezikuar dhe më kanë paralajmëruar për kujdes të shtuar”, tha ai, derisa shtoi se përgjatë kësaj periudhe nuk ka pasur as mbrojtje të afërt.Ai tha se mbrojtje të afërt Policia e Kosovës i kishte ofruar para 3 vjete, por jo në lidhje me rastin e fundit.

Haliti ka vërejtje edhe për punën e Prokurorisë së Shtetit.

Sipas tij, në disa raste kur është planifikuar vrasja e tij, e ku janë ditur ne emër e mbiemër se kush ka dashur ta vrasë, prokuroria nuk ka vepruar.

“Kjo i bjen fole e rrujë vo”, tha ai, duke e përshkruar në këtë mënyrë punën e organit të akuzës.

Haliti, ndonëse thotë se Policia e Kosovës nuk i ka dhënë detaje për rastin e fundit ku planifikohej vrasja e tij, e Kurtit dhe Haxhës, ai ka ide se kushm mund të jetë prapa këtij plani.

“Beogradi”.

Kështu thotë për Gazeta Blic Xhavit Haliti, derisa shton se i gjithë qëllimi është që të vritemi mes vete, dhe faji t’i lihet kinse hakmmarrjeve të grupeve në Kosovë.

Deputeti i PDK-së thotë se njëjtë është tentuar edhe me atentatin në banesën e tij në Zvicër.“Është i njëjti urdhërdhës, vetëm se tani kanë ndryshuar metodat”, ka theksuar Haliti.

Exit mobile version