fbpx
Lajme

“Izolimi vazhdon”: As Gjermania nuk po bën “punë” për heqjen e vizave

Izolimi i shtetit të Kosovës nga Bashkimi Europian po vazhdon të ndodhë, madje edhe pse shpresat u rritën kur presidencën e BE’së e mori nën udhëheqja Gjermania, duket se avazi i vjetër po vazhdon.

Liberalizimi i vizave për Kosovën po vazhdon të neglizhohet edhe nga presidenca e Gjermanisë, tani temat kryesore që po diskutohen janë pandemia COVID-19, BREX’it dhe buxheti i BE’së për 7 vitet e ardhshme.

Presidenca gjermane tani po merret me tema të tjera dhe liberalizimi i vizave as që ka qenë temë në mbledhjen e fundit të Këshillin e BE’së.

Këto i ka konfirmuar edhe kryetari i Institutit “EPIK”, Demush Shasha, i cili ka deklaruar se disa shtete mbesin ende të palëkundura në qëndrimin e tyre kundër heqjes së vizave për Kosovën.

“Muaji shtator pothuaj përfundoj. Kemi arritur në gjysmën e Presidencës Gjermane të Këshillit të BE-së. Pandemia COVID-19, buxheti i ardhshëm shtatë-vjeçar i BE-së dhe BREXIT-i janë temat që kanë dominuar Presidencën Gjermane. Çështja e liberalizimit të vizave me Kosovën nuk ka shënuar ndonjë progres deri më sot. Disa shtete të BE-së mbesin të palëkundura në qëndrimin e tyre se Kosova nuk ka bërë progres në fushën e sundimit të ligjit”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Franca dhe Holanda janë dy vendet që po kundërshtojnë fuqishëm liberalizimin e vizave për Kosovën, ani pse shteti kosovar ka përmbushur të gjitha kushtet dhe kriteret e kërkuara.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close