Izraeli është gati për të hedhur në fushëbetejë sistemin e parë operacional në botë, i cili përmes një lazeri, arrin të interceptojë dhe shkatërrojë raketat e hedhura nga armiku në territorin izraelit.
Dy vjet më parë i testuar suksesshëm, sot krejtësisht funksional sipas palës izraelite dhe i gatshëm për t’u vendosur në përdorim, për të luftuar Hamasin.
Pavarësisht se parashikimi për t’u vënë në përdorim ishin më të vona, situata e fundit alarmanete e krijuar mes Izraelit dhe Hamasit ka bërë që ai të vendoset më herët në punë.
Projekti ka qenë pjesë e programit izraelit për të ulur kostot e larta me teknologjinë që ka të adaptuar aktualisht me sistemin anti-raketor.
Ky me lazer, është i dizajnuar për të zhvilluar një sërë aktivitetesh mbrojtëse ajrore. Qëllimi, është që ai të shpërndahet sa më shpejt të jetë e mundur në gjithë pikat kyçe të kufirit fillimisht.
Testi ndërkaq, është bërë në shkretëtirën Negev gjatë muajit prill 2022.
Lazerët e pakushtueshëm në krahasim me sistemin e mëparshëm anti-raketor, me shumë gjasë do të jenë “çadra e re mbrojtëse” e Izraelit.
Sistemi pritet ti japë izraelitëve edhe një avantazh të ndjeshëm ndaj sulmeve ajrore të Hamasit, duke i interceptuar ato me përpikmëri dhe duke i asgjësuar në ajër.