Është shkurti i vitit 1999 kur liderët kosovarë vazhdonin diskutimet për arritjen e paqes në Rambuje të Francës, ndërkohë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës vazhdonte të përballej me forcat serbe që kryenin spastrim etnik në Kosovë.
Nga arkiva e Asocciated Press gjejmë se nga një mbledhje e thirrur në zyrën përfaqësuese të UÇK-së në Prishtinë, ku Albin Kurti u thotë gazetarëve se çdo marrëveshje që arrihet duhet të ketë për bazë situatën në terren, dhe se asnjë marrëveshje s’do të ishte e qëndrueshme nëse të dyja palët nuk do të përkushtoheshin në funksionimin e saj, transmeton Indeksonline.
“Kërkesa e palës shqiptare, delegacionit shqiptar në Rambuje, është që së pari të nënshkruhet një marrëveshje armëpushimi, që do të jetë shenjë e vullnetit të mirë se të dyja palët janë të interesuara për një rezolutë politke për marrëveshje, që më vonë mund të shndërrohet në rezolutë”, kishte thënë Kurti para gazetarëve.
Meqenëse nënshkrimi i marrëveshjes për armëpushim do të thoshte njohje e UÇK-së nga pala serbe, marrëveshja nuk ishte nënshkruar.
Diplomati amerikan Christopher Hill, që ndërmjetësonte bisedimet në Paris, e kishte pranuar se që të dyja palët, ajo serbe dhe kosovare, po përpiqeshin t’i iknin procedurave me kërkesa të reja, por kishte thënë se “bisedimet po vazhdojnë nëpër një terren jashtëzakonisht të vështirë”.
Pas pakënaqësisë me rrjedhat e konferencës së Rambujesë, Demaçi dhe Kurti kishin dhënë dorëheqje, dhe por lideri i delegacionit kosovar Hashim Hashim Thaçi e kishte kushtëzuar marrëveshjen me pikën për referendum për pavarësi, gjë që e kishte arritur në fund.
James Rubin, ish zëdhënës i Departamentit Amerikan gjatë luftës në Kosovë, ka goditur ashpër të gjithë ata që kundërshtuan firmosjen e marrëveshjes së Rambujesë.
Sipas tij të gjithë ata që kundërshtuan këtë marrëveshje gabuan rëndë, sepse sikur të mos nënshkruhej marrëveshja “gjysma e Kosovës do të ishte vrarë dhe Kosova kurrë s’do ta kishte marrë mbështetjen e NATO-s.
https://www.youtube.com/watch?v=i9njOnbjubM VIDEO KURTI