Nuk ka ministri, gjykatë, e ndërmarrje publike që nuk ka të punësuar të paktën një grua të ndonjë qeveritari a deputeti.
Kështu të paktën është deklaruar së fundi nga vet burrat e tyre në Agjencinë e Kundër Korrupsionit.
Pozitë të mirë në sektorin publik zënë vend tre gratë e krerëve të shtetit, shkruan Gazeta Fokus.
Zonja e parë e Kosovës, Lumnije Thaçi është prorektore në Universitetin e Mitrovicës.
Pozitë jo më pak të rëndësishme mbanë as gruaja e Kryeparlamentarit, Violeta Veseli dhe ajo e Kryeministrit, Anita Haradinaj.
Gruaja e kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, merr pagë nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për punën si mësimdhënëse, e ajo e Kryeministrit paguhet nga Televizioni Publik i Kosovës (RTK).
Gratë e ministrave janë po ashtu të rehatuara mirë nëpër puna.
Yllka Shabani, gruaja e Ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahirit është e punësuar në Ministrinë e Bujqësisë, ndërkaq gruaja e ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismajlit, Arizona Berdynaj, zë post në Ministrinë e Integrimeve.
Veç Ismailit dhe Tahirit ka edhe ministra të tjerë që gratë nuk i kanë pa puna të shtetit.
Gruaja e ministrit të FSK-së, Rrustem Berishës, Iliriana Dushullovci Berisha, është zyrtare në Prokurorinë e Shtetit, ndërkaq ajo e ministrit të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashit, Ajna Gashi punon në Gjykatën Supreme.
Kurse gruaja e ministrit të Financave, Bedri Hamzës, është e punësuar në një institucion shëndetësor.
Jo vetëm krerët qeveritarë i kanë gratë në pozita të mira publike. Gratë e deputetëve janë po ashtu të punësuara nëpër ministri, ndërmarrje publike, si dhe institucione shëndetësore e arsimore.
Gruaja e deputetit të LDK-së, Armend Zemajt është e punësuar në Ministrinë e Drejtësisë, ajo e deputetit Driton Selmanaj në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe ajo e deputetit tjetër Veton Berishës në Ministrinë e Shëndetësisë.
Në Universitetin Publik të Prishtinës, është e punësuar gruaja e deputetit Glauk Konjufca, Ermira Bajçinca, si dhe gruaja e deputetit socialdemokrat, Dardan Sejdiut, Rina Tafarshiku.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti e ka gruan e punësuar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.
E në Postën e Telekomit të Kosovës zënë vend gruaja e deputetit të Nismës, Haxhi Shala, Emine Hoxha- Shala, dhe gruaja e deputetit të Vetëvendosjes, Ali Lajçit.
Edhe nëpër institucionet shëndetësore gjen të punësuara sa të duash gra të deputetëve.
Gruaja e deputeti Haxhiu Avdyli është e punësuar në SHSKUK, ndërkaq ajo e deputetit Ismail Kurteshi bashkë me gruan e deputetit tjetër të VV-së Xhelal Sveçla janë të punësuara nëpër shtëpi të shëndetit.
Në anën tjetër gruaja e Dukagjin Goranit është e punësuar në Agjencinë Kosovarë të Privatizimit, ajo e deputetit të PDK-së në Institutin Albanologjik, ajo e Hajdar Beqës në ndërmarrjen Iber-Lepenc, ndërkaq ajo e Deputetit Visar Ymeri në Doganë.
Gratë e deputetëve që u përmendën deri tash nuk janë të vetme. Janë edhe deputetë të tjerë që kanë të punësuara gratë në poste publike.
Gruaja e deputetit Milaim Zeka është e punësuar në Radio Televizionin e Kosovës. Gruaja e deputetit Zenun Pajaziti është mësimdhënëse në arsimin publik, ndërkaq ajo e Kujtim Shalës në Ansamblin e Baletit.
Pozitat e të gjitha grave të pushtetarëve janë të deklaruara së fundi në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Paga e asnjëherë nga këto gra nuk është me ë vogël se 500 euro./Gazeta Fokus/