fbpx
Lajme

Ja kush është ish aktivisti i VV-së që i dhuroi Kurtit fanellën e përgjakur të 10 shkurtit

Protesta e 10 shkurtit të vitit 2007 në të cilën u vranë Arben Xheladini dhe Mon Balaj u kujtua nga kryeministri Albin Kurti dhe aktivistë e anëtarë të Vetëvendosjes.

Ndër momentet më prekëse ishte ai kur ish aktivisti i Vetëvendosjes, Naim Ramizi i cili kishte qenë pjesëmarrës në atë protestë dhe të cilit i ishte rrezikuar jeta duke u goditur nga një plumb, i dhuroi Kurtit fanellën e gjakosur të cilën e kishte pasur të veshur atë ditë, shkruan Ballkani.info.

Fanella ishte e shpuar nga plumbi dhe e njollosur me gjak, prandaj Naimi e kishte ruajtur me fanatizëm atë.

“Mos tradhtoni dhe mos u shitni”, ishte mesazhi i Naimit derisa ia dha Kurtit fanellën. /Ballkani.info/

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close