fbpx
LajmeNdërkombëtare

Ja kush ia ndaloi Serbisë stërvitjet me Rusinë e Bjellorusinë e me çka i kërcënuan

Çështja e tërheqjes së Serbisë me vendim të qeverisë nga stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Bjellorusinë dhe Rusinë ka ‘tronditur’ mediat serbe që tani spekulojnë se kjo ishte nismë e deputetit sllovak të Parlamentit Europian, Vladimir Bilcik, dhe ishin mbështetur menjëherë nga Gjermania nën kërcënimin e sanksioneve.

Kështu kanë shkruar gazeta serbe Vecernje Novosti të enjten, që shtojnë se Serbia është kërcënuar me sanksioneve dhe bllokim të rrugës së integrimit europian të tyre.

Dje qeveria e Serbisë kishte vendosur që në gjashtë muajt e ardhshëm të ndërpresë të gjitha stërvitjet e saj ushtarake si dhe të gjitha aktivitetet ushtarake me partnerët e saj.

Ministri i mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, u ankua para mediave se Serbia ndodhet nën një trysni të tmerrshme e të pamerituar sipas tij të Bashkimit Europian për shkak të stërvitjeve ushtarake të planifikuara me Bjellorusinë dhe Rusinë.

Serbia ka qenë nën vëzhgim të bashkësisë ndërkombëtare për shkak të veprimtarisë ushtarake dhe bashkëpunimit me Rusinë pasi ky shtet gjendet nën sanksione si nga Shtetet e Bashkuara si dhe BE’ja pas aneksimit të Krimesë dhe sulmit ndaj Ukrainës.

Kërcënimi ndaj Serbisë me sanksione ishte edhe nga SHBA pas vizitave të zyrtarit amerikan të Departamentit të Shtetit që mbikëqyr shtetet që dyshohen për shkelje të sanksioneve të vendosura për shitblerje të armatimit nga Rusia.

Nga selia e NATO’s ishte njoftuar se ata nuk kishin planifikuar stërvitje me Serbinë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close