Pas ofensivës së madhe në verën e vitit 1998 kundër pozicioneve të UÇK-së në rrafshin e Dukagjinit, shteti serb kishte formuar në disa fshatra të Gjakovës, por edhe në një pjesë të qytetit “milicinë lokale”.
Pjesë e kësaj “milicie” ishin edhe dhjetëra shqiptarë, të cilët përmes një marrëveshje me ish-shefin e policisë serbe, Vllastimir Gjorgjeviq (Ragja), i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte ndaj shqiptarëve, u bën përfaqësues të disa fshatrave të Gjakovës.
Kjo kishte ndodhur në shtator të vitit 1998.
Këta shqiptarë kishin pranuar me dëshirë që t’i shërbenin Serbisë, derisa pjesa tjetër e popullsisë vritej, maltretohej dhe dëbohej nga shtëpitë e tyre.
Në një listë të pa publikuar ndonjëherë, të cilën e ka siguruar Republika.info, figurojnë emrat e 53 pjesëtarëve të kësaj “milicie lokale”, ku 39 prej tyre dalin të jenë shqiptarë. Në këto lista mund ta shihni edhe fshatin prej nga vijnë, numrin e tyre të letërnjoftimit, pastaj uniformën dhe numrin e armës që e kishin marrë në posedim.
Republika.info mëson se shumica e këtyre personave edhe tash ende i posedojnë revolet e pranuara asokohe nga Serbia për t’u mbrojtur nga UÇK-ja.
Më poshtë i gjeni emrat e shqiptarëve bashkëpunëtorë të Serbisë në vitin 1998 në rrafshin e Dukagjinit dhe fshatrat prej nga vijnë ata:
1. Pjetër Marashi – Ramoc;
2. Dedë Nrejaj – Ramoc;
3. Pashk Nrejaj – Dallashaj;
4. Sylë Sylaj – Rracaj;
5. Imer Vilson – Bërdosan;
6. Nue Minjici – Bërdosan;
7. Zef Marku – Bec;
8. Rexhë Musa – Bec;
9. Marasha Paja – Jahoc;
10. Nikollë Ukaj – Dol;
11. Nikollë Nikolla – Dol;
12. Mark Berisha – Nec;
13. Nue Gjupi – Fshaj;
14. Fron Marku – Dublibare;
15. Pashk Pren Luli – Dublibare;
16. Muharrem Ibra – Osek Hylë;
17. Mihill Abazi – Osek Hylë;
18. Isuf Ibraj – Osek Hilë;
19. Fazli Sulaj – Sheremet;
20. Zef Nreca – Pjetërshan;
21. Ibrahim Sadrija – Berjah;
22. Marjan Abazi – Madanaj;
23. Marjan Gjoka – Firzë;
24. Lush Kol Toma – Zhdrellë;
25. Halit Qerim Zyberi – Dobrosh;
26. Ibër Ibraj – Skivjan;
27. Muhamet Ibraj – Skivjan;
28. Sokol Abazi – Hereqë;
29. Kujtim Ibraj – Hereqë;
30. Albert Abazi – Osek Hilë;
31. Jakup Ibraj – Osek Hilë;
32. Isaj Ibraj – Dujakë;
33. Florim Rama – Dujakë;
34. Kamer Arifaj – Janosh;
35. Naser Arifaj – Janosh;
36. Gjyljeta Gjokaj – Gjakovë;
37. Elizabeta Dedaj – Gjakovë;
38. Hisen Ramoci – Koloni;
39. Ramadan Alija – Koloni.
Në lista mund t’i shihni edhe numrat e armëve që këta shqiptarë kishin marrë në posedim nga milicia e Serbisë. /Republika.info/