Italiani që tashmë punon edhe zyrtarisht në prokurorinë serbe për krime lufte ka qenë ndërmjetës në komunikimin fillestar të Bllacës me Dragoljub Stankoviqin, zv/prokuror për krime lufte në Serbi.
Republika.info ka siguruar një komunikim përmes postës elektronike të Salustros me Stankoviqin të datës 26 prill 2013.
Në fakt, bëhet fjalë për e-mail të dyfishtë, pasi që paraprakisht Salustro kishte komunikuar me Nazim Bllacën.
Salustro përmes këtij e-maili dërguar Stankoviqit i tregon atij për takimin me Bllacën.
“E kam takuar dje Bllacën dhe ai me kërkoi mua që t’ju dërgoj një e-mail konfirmues se deklaratën që e ka dhënë për mua e që quhet Rasti Kleçka (Limaj dhe të tjerët) është pranuar si dëshmi nga gjykata. Aktualisht, bazuar në konsensusin e palëve, gjykata konsideron si të lexuar gati tërë deklaratën e procedurës paraprake, përfshirë atë të Bllacës. Unë nuk kam ndonjë problem që t’ju konfirmoj juve këtë për cfarëdo arsye që mund të jetë”, shkruan në e-mailin që Salustro i ka dërguar Stankoviqit.
Republika.info ka raportuar edhe ditëve të kaluara për dyshimet e fuqishme se Nazim Bllaca është person i trajtuar dhe bashkëpunëtori kryesor i prokurorisë serbe për krime lufte. /Republika.info/
Në dokumentet të cilat RTK i posedon shihet se Nazim Bllaca ishte i rekrutuar nga organet serbe të sigurisë konkretisht UDB-së, qysh në fillim të vitit 1997. Në fakt propozimi ishte bërë në nëntor të vitit 1996. RTK ka siguruar edhe formularin e rekrutimit të Bllacës si informator i besueshëm. Ai nuk ishte asnjëherë pjesë e SHIK-ut, por UDB serbe e kishte trajnuar për shumë vitë për të thënë se ai ishte pjesë e SHIK-ut.
Po ashtu, Zona Express ka siguruar emailin e agjentit të UDB-së, Nazim Bllaca, drejtuar prokurorit serb për krime të luftës, Dragoljub Stankoviq, në kohën kur Bllaca ishte në burgun e Dubravës.
Ai vajton tek prokurori serb Stankoviq, duke i thënë se EULEX-i është duke e dërguar drejt vdekjes, njësoj si dëshmitarin X.
“EULEX me dasht mundet per dy dite te me liroj sepse une nuk kam siguri as ne ushqim as siguri fizike. Drejtesia e Eulex-it me ka shkatrruar gjithqka mua dhe nuk ka marr parasysh se une kam qen deshmitar i qmuar dhe nuk ka marr parasysh qe une me dalje ne publik me 29.11.2009 kam sjell revolucion lidhur me denoncimin e krimeve qe nga viti 1998 e deri me sot. I nderuar z. Stankoviq une kerkoj nga ju qe ti tregoni zyrtarve ne Bruksel qe Eulex eshte duke e derguar Bllacen drejt vdekjes sikur deshmitarin X” thuhet në emailin që Nazim Bllaca i ka dërguar prokurorit serb.