Epilogu

Jakup Nura: I thash një kushëriri të Adem Jasharit, mos rrej kundër Ademit more pis i poshtër

Njëri nga bashkëluftëtarët më të afërt të komandantit legjendar Adem Jasharit, ka treguar për herë të parë një rrëfim ekskluziv. Jakup Nura nga Prellofci i Skënderajt ka thënë se këtë rrëfim nuk ia kishte treguar Adem Jasharit sa ishte gjallë.

Nura që ishte bashkë me Adem Jasharin deri në rënien e Komandantit Legjendar, ka treguar se një kusheri i Adem Jasharit e kishte quajtur atë bashkëpunëtor të Serbisë në vitin 1991.

Ai e kishte dëgjuar kusheririn e Ademit, teksa po udhëtonte me autobus për në Mitrovicë, duke thënë se Adem Jashari është spiun e serbëve.

Postimi i plotë:

Ishte dhjetor, një të hënë kishim dalë si zakonisht me u njoftuar rreth ngjarjeve javore në rrethinat e Skenderajit e më gjerë, takuam Sylë Shalën nga Leqina, duke biseduar na thot: “a keni nevojë për bomba dore se mund t’ua siguroj”, pa e zgjatur i’a kërkuam që të na i sjellë 11 copë! Pas pak kohësh na i solli 3 copë edhe na thotë se të tjera nuk kishte por, në javen tjeter do i sjellë edhe tjerat, i’a dham 1100 marka, para se të ndahemi me Ademin caktuam kohën dhe vendin që të takoheshim gjithnjë të hënave, por pasi që kishte ndodhur sulmi i 30 dhjetorit të 1991 as tregu s’u mbajtë dhe mbetem pa e marrë porosinë. Pas një muaji duke biseduar mes veti u shtrua nevoja për disa armë për të cilat kishim nevojë ndër to edhe për bombat e dorës që si kishim marr ende, mbetëm për ta kontaktuar Sylën për me na i sjellur bombat në Skenderaj, pasi që e takova Sylën e pyeta se a mundet të na e sjellë porosinë,

Ai më tha se në Skenderaj nuk mundet t’i sjellë për arsye të rrezikut, por nëse do eja në Mitrovicë! I thash se do të dalt të shtunën, u ktheva në Prellovc, ku ishin edhe të gjithë shokët, bisedoj me ta dhe u tregova që bombat duhet me shku me i marrë dhe se këtë punë do e kryej vet!

Në mëngjes dola nga shtëpia, ishte dit e shtune dhe autobus nuk kishte nga Qirezi, kështuqë këmbë dola te “Kodralitë” dhe në Klinë të Ulët e prita autobusin Skenderaj-Mitrovicë në mes të autobusit u ula në anën e djathtë të ulëseve, duke shkuar rrugës sa vinte e mbushej autobusi pasi që ishte ditë e tregut në Mitrovicë, në Brobaniq hypi një burrë rreth te 60 vjeqar me një plis të pastër, para ulëses ku isha unë ishte njëra ulëse e lirë pasi mori leje u ulë, plaku ishte kureshtar për pasagjerin që ndanin ulësen e njëjtë, dhe e pyeti: “prej nga të kem”?, burri që ishte nga dritaret ju përgjigj nga Prekazi! Plakut i’u rritë kureshtja edhe më shumë dhe e pyeti, “çka u ba ajo gjurulldi te ju”, bashk’udhtari po i thot: ” u bë mos vet per ne, ësht nje bashkëpunëtorë i Serbisë, pasi që e ka larguar familjen ka dal në oborr i ka ba disa krisma gjuajtje përpjetë sa me na hy neve Jasharëve me na kontrollu e na kan ba llom”!. Nuk mujta me e dëgjuar ma dhe e preka në krah duke i thënë, pse po e rrente, Ai është një patriot e atyre edhe fëmijtë e gratë u’a kanë lënë në borë tërë ditën e djemtë e plakun u’a kan llomitë, e ti e rrenë, ti bre koke pis i poshtër dhe u ngrita në këmbë që ta nxjerr jashtë, por udhtarët ndërhyn dhe s’më mbeti tjetër vetëm të zbres vet në Lushtë dhe e vazhdova rrugën këmbë për në Mitrovicë.Kalova tek ujisjellsi, atu rrinin policia gjithnje, hyra ne qytet dhe u drejtova qendrës ku e kisha lënë të takohemi me Sylë Shalën, pasi që kërkova mbrapa Hotelit në disa kafiteri të çajit e gjeta mikun tim u përshëndetëm dhe u ulëm e pimë nga një çaj dhe i thash se a është në rregull, ai më pohoi!, doli për një çast nga çajtorja dhe u kthye pas pak me një qese në disa lecka e letra të mbështjellura e mora qesen me bomba u futa në tualet i nxora nga qesja dhe i futa ne gji një nga një, ku e kisha futur një xhemper të trashë nën pantollona me një jakne të lëkurës, dy copë i futa në xhep, dola nga tualeti u pershendeta dhe dola nga çajtorja duke shiquar për rreth, mora drejtim në anën e majtë të rrugës, te “Desi” një firmë e drurit mora një rrugë më të shkurtër për të parë a kam dike që më vjen mbrapa, dola në një vig mbi lumin Lushta dhe tek stacioni prita pak nxora biletën dhe hypa në autobus sa rrinte dhe mbushej me pasagjer deri sa u mbush sa ma s’kishte vend as për qëndrim në këmbë.

Unë u ofrova afër shoferit tek dera e parë që të kisha një pamje të rrugës, në ora 2, u nis autobusi në stacion dilnin dhe hynin udhtarët në hyrje të Skenderajit tek stacioni i Klinës së Ulët, kishin dalë dy vetura të policisë dhe afërsisht 10 policë, e ndalën autobusin, j’u kam afëruar derës i pergaditur për të nxjerrë revolen i kam larguar udhtarët dhe jam afruar tek dera, po sa është hapur dera kam dalë jashtë, policët u shmangën dhe dola pa pengesë, ndërsa pas meje asnjë person se kan lshu pa e kontrolluar !Kam kaluar para autobusit dhe kam marrë rrugën në mes të Klinës drejtë urës që ishte dëmtuar nga vërshimet e ujit.

PS, Ademit kurrë si kam treguar për ligësinë e kushëririt të tij!

Exit mobile version