Epilogu

James Rubin: Bashkë me Thaçin e mposhtëm Serbinë në Rambuje, jam krenar me të

James Rubin, zëdhënës i Departamentit Amerikan gjatë luftës në Kosovë, ka goditur ashpër të gjithë ata që kundërshtuan firmosjen e marrëveshjes së Rambujesë.

Sipas tij të gjithë ata që kundërshtuan këtë marrëveshje gabuan rëndë, sepse sikur të mos nënshkruhej marrëveshja “gjysma e Kosovës do të ishte vrarë dhe Kosova kurrë s’do ta kishte marrë mbështetjen e NATO-s.

Ai gjithashtu ka thënë se bashkë me Thaçin e mposhtëm Serbinë në Rambuje, ai ishte i ndershëm në atë që thoshte dhe vepronte.

Në një intervistë dhënë për emisionin Real Story me Sokol Ballën, James Rubin tha se një nga punët më të rëndësishme në jetën e tij kishte qenë që ta ndihmonte popullin e Kosovës.

“Nuk e prisja publikimin e propozim-akuzës për Hashim Thaçin. Nuk e kuptoj pse akuza që nuk janë parë nga gjykatësi, janë publikuar. Unë dua të shoh fakte për këto akuza. Të jem i sinqertë, jam krenar për punën që kam bërë me Hashim Thaçin në 1998-1999, sepse së bashku arritëm të sigurojmë mbështetje ndërkombëtare për Kosovën”, tha Rubin në Real Story.

https://epilogu.com/wp-content/uploads/2021/03/rubin1.mp4
Exit mobile version