Janjiç: “Kurti dëshiron të jetë bashkëpunues me Perëndimin, pas 21 prillit do t’i lejojë targat serbe”
Nga Xhezair Dashi
14 Prill 2022 / 11:51
“Kam informacione që do të hiqen ngjitëset nga targat, dhe në Kosovë do të vlejnë targat serbe pas 21 prillit”, ka thënë Dushan Janjiç nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike.
Në një përgjigje për gazetën serbe “Politika.rs”, Janjiç ka thënë se Kurti dëshiron të jetë bashkëpunues me Perëndimin, dhe se do të arrihet një marrëveshje në lidhje me reciprocitetin për targa që është në linjë me praktikat e BE-së.
“Kam informacione se në fund të vitit të kaluar është rënë dakord që pas 21 prillit të hiqen ngjitësit nga targat. Pas kësaj, në Kosovë do të vlejnë targat e Serbisë, të cilat do të mund t’i përdorin ata që kanë letërnjoftime me vendbanim në Serbinë qendrore dhe targa të Kosovës. Kjo është në përputhje me praktikën evropiane”, thotë Dushan Janjiç.
Janjiç gjithashtu thotë se nuk pret incidente dhe konflikte të mëtutejshme ngase konsideron se Kurti dëshiron të jetë bashkëpunues me Perëndimin. /Albanianpost.com