Epilogu

Jashari e kritikon Gjykatën Speciale: Nesër mund t’ia mësyjë edhe familjes së Adem Jasharit

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, përmes një postimi të kryetari të saj, Xhavit Jashari, ka reaguar pas bastisjes së Gjykatës Speciale në banesën e heronjve Fahri e Bahri Fazliut.

Në reagimin e tij, Jashari shkruan se një gjë e tillë i ka tronditur të gjithë njerëzit normal. Tutje, ai ka shkruar se nesër Specialja mund t’ia mësyjë edhe komandantit legjendar, Adem Jashari.

“(Bastisja) i ka tronditur të gjithë njerëzit normal të këtij vendi, për faktin se kjo Gjykatë Speciale që i thonë e Kosovës, ka prekur atje ku nuk duron më asnjë popull. Ka prekur mbi gjakun e derdhur për çlirim dhe liri kombëtare. Sot kanë bastisur familjen e heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, Fahri dhe Bahri Fazliu, kurse nesër mund t’ia mësyjnë edhe Familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari. Ngase, kjo Gjykatë Speciale jo vetëm po e nëpërkëmbë Luftën e Ushtrisë Çlirimtare, duke burgosur të gjithë ata që ishin në vijën e parë të frontit për çlirim dhe liri, por ka zënë e po e nëpërkëmbë edhe gjakun e Dëshmorëve të Kombit.” – theksohet në reagim.

Exit mobile version