Artan Behramaj, ka dhënë dorëheqje nga shefi i zyrës për media në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, raporton Gazeta Blic.
Në letrën e dorëheqjes së Behramajt, dërguar ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e akuzon këtë të fundit për keqpërdorim të detyrës së saj zyrtare.
Behramaj thotë se po jep dorëheqje nga Ministria e Punëve të Jashtme, për shkak që Gërvalla është duke e mbështetur procesin e Gjykatës Speciale, e cila Kosovën e vendos në një pozicion shumë të vështirë përballë një Serbia, e cila tash e dy dekada mohon të gjitha krimet në Kosovë.
“Me pasivitetin tuaj, ju jeni duke mbështetur procesin e Gjykatës Speciale, e cila Kosovën e vendos në një pozicion shumë të vështirë përballë një Serbia, e cila tash e dy dekada mohon të gjitha krimet në Kosovë. Me këto rrethana qëndrimi im në Ministri bëhet i pamundur”, thuhet ndër të tjera në letrën e dorëheqjes së Artan Behramajt.
“Ju si ministre dhe si Qeveri, nuk keni bërë asnjë hap për të mbështetur krerët e UÇK-së, rrjedhimisht narracionin për luftën e pastër dhe çirimtare”, thotë Behramaj në letrën e tij.
Në media është raportuar se në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pritet të japin dorëheqje 49 zyrtarë.
Gazeta Blic do ju mbajë të informuar lidhur me këto zhvillime.