Gramos Gashi fitoi zemrat e të gjithë shikuesve të serialit ‘Kafeneja Jonë’, me aktrimin dhe imitimin profesional të politikanëve të korruptuar të Kosovës duke ironizuar me gjendjen e tyre.
Ai ishte ‘Ministri’ më i mirë që kishte ekrani dhe si i tillë po i mungon ende shikuesve. Por Gramosi ka filluar projekte të reja në karrierën e tij e që pa dyshim suksesi nuk i mungon. Por një gjë që së fundi ka shqetësuar të gjithë është pamja e tij.
Një ndryshim drastik në peshë dhë pamje bëri që të dyshohet në ndonjë sëmundje të mundshme të aktorit.
Por një gjë të tillë nuk e tha asnjëherë ai. Përveç peshës ai hoqi edhe flokët deri në rrënjë për t’u përgatitur për rolin e ri.Ky ndryshim i tij do t’i tmerrojë fansat e tij që e admironin aktrimin dhe profesionalitetin e tij.