fbpx
Sport

Juventus kalon në finale të Coppa Italia

Ka përfunduar pa gola përballja kthyese e gjysmëfinales së Kupës së Italisë, mes Juventus dhe Milan në Allianz Stadium.

Në finale të kësaj gare kalon Juventus, pasi ndeshja e parë në San Siro pati përfunduar me rezultat 1:1, transmeton Klan Kosova.

Ndeshja nisi keq për kuq e zinjtë, pasi u shkaktua penallti të cilën pas 16 minutave, çuditërisht e humbi Ronaldo. Pas pak sekondave, Rebic në stil ‘kung-fu’ goditi kundërshtarin, për tu përjashtuar direkt me të kuq.

Juve bëri katër ndërrime. Ndërsa Milan pesë, por nuk solli rezultate. Ekipi vendës ishte më mirë me statistika, por loja përfundoi pa gola.

Juventus në finale të Coppa Italia e pret fituesin e duelit Napoli – Inter.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close