Sport
Juventusi i gatshëm të heq dorë nga dy yje të skuadrës, për të transferuar yllin e Real Madridit
Juventus është i gatshëm që ta shes Miralem Pjanicin dhe Sami Khediran qysh në afatin e janarit.
‘Zonja e Vjetër’ dëshiron t’i shes dy mesfushorët, në mënyrë që të krijojë fonde për transferimin e Isco Alarconit nga Real Madrid, përcjell “lajmi.net”.
Për ta realizuar transferimin e spanjollit, torinasëve u duhen 80 milionë euro.
Juventus e di se Isco nuk është në planet e skuadrës spanjolle, andaj dëshiron ta transferoj atë në afatin që po vjen.