fbpx
Lajme

Kadare në 1999: UÇK-ja bëri shkëputjen nga LPK-ja, ky akt i saj ishte historik

Sot do ju sjellim pjesë nga intervista e shkrimtarit të madh z. Ismail Kadare, të dhënë në vitin 1999 për gazetarin Remzi Lani. Ismail Kadare flet për Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin e proceset politike e ushtarake të asaj kohe. (Botuar me 24 korrik 1999 në KOHA JONE)

Ismail Kadare: A ka bërë gabime UÇK-ja? Natyrisht që ka bërë. Më ka qëlluar që t’i vë në dukje, madje me ashpërsi. Gabime janë bërë sidomos në kohën kur UÇK-në u përpoq ta vinte nën kontroll LPK-ja, me nostalgjitë e saj marksiste të padurueshme. Ky kontroll i shkaktoi një famë të keqe UÇK-së dhe po të vazhdonte do të ishte fatale për të. Kjo u duk në bisedimet e Rambujesë dhe të Parisit, kur krahu marksist bëri çmos që, në traditën komuniste antishqiptare ta armiqësonte Kosovën me Perëndimin. Ky ishte, me sa dukej, aksioni i fundit komunist shqiptar, për ta izoluar prapë Shqipërinë. Pikërisht në Paris UÇK-ja bëri shkëputjen nga ky krah, e flaku shefin e saj politik, Demaçin dhe u shpall ashtu siç duhej të ishte, aleate e Perëndimit atlantik. Ky akt i saj ishte historik. Me këtë akt, UÇK-ja dëshmoi se ishte një lëvizje që pranonte hapje, emancipim, evropianizim. Qëndrimi i saj kohët e fundit, marrëveshja për çarmatim për shembull e ridëshmoi këtë.

Pas vdekjes së Bacës Adem, qifti Kadare kishte dërguar një letër ngushëllimi. Në një letër dërguar familjes, çifti Helena dhe Ismail Kadare, i kanë shprehur ngushëllimet e tyre familjes, ku thonë se ndihen të tronditur si rrallëherë në jetë.

“Te tronditur si rralle here ne jete, ju dergojme ngushellimet tona per humbjen e Ademit te shtrenjte, mikut te pazevendesueshem , te domosdoshem si rrallekush per ne dhe per kombin, Ismail dhe Helena Kadare.”-thuhet në letrën e shpërndarë në media.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close