fbpx
Lajme

Kadare: UÇK u sulmua egërsisht e pabesisht nga ultrapacifistët shqiptarë dhe me armë nga regjimi serb

Sot do ju sjellim pjesë nga intervista e shkrimtarit të madh z. Ismail Kadare, të dhënë në vitin 1999 për gazetarin Remzi Lani. Ismail Kadare flet për Ibrahim Rugovën, Adem Demaçin e proceset politike e ushtarake të asaj kohe. (Botuar me 24 korrik 1999 në KOHA JONE)

Në një pjesë të shtypit botëror, por edhe në Shqipëri, vazhdojnë debatet, madje edhe dyshimet lidhur me UÇK-në. Ndoshta është shpejt të shkruhet historia, por si e vlerësoni ju UÇK-në?

Ismail Kadare: Historia e UÇK-së është në një farë mënyre edhe historia e demonizimit të saj. Qysh në zanafillë, ajo u sulmua me armë dhe me shpifje nga regjimi serb, nga rrethet kundërshqiptare në vende të ndryshme të Evropës (Greqi, Itali, etj.) nga aleatët e serbëve qofshin komunistë, qofshin fashistë nga “vëllezërit sllavë”, rusë, bjellorusë etj. Së fundi, dhe kjo ishte me e hidhura, ajo u sulmua egërsisht e pabesisht nga ultrapacifistët shqiptarë. Thika në shpinë e këtyre të fundit i shkaktoi dhe vazhdon t’i shkaktojë shumë dëmtime UÇK-së, rrjedhimisht çështjes shqiptare sot.

Në një skajim më të gjerë UÇK-ja, si çdo forcë e ashpër dhe heroike, që ngjan disi jashtë kohës, ngaqë bie ndesh me frymën e kohës, ra në kundërshtim nga një anë me një frymë grykësie materialiste, nga ana tjetër me mungesën e burrërisë, që është aq e shpeshtë në kohën tonë. Grykësit, të korruptuarit dhe frikacakët ndihen gjithmonë ngushtë përpara njerëzve idealistë dhe trima. E është kuptimplotë që ushtarakët e NATO-s janë marrë vesh më mirë me UÇK-në, se sa të tjerët.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close