Nxënësit e Shkollës Fillore “Ismajl Qemajli” në Prishtinë kanë pasur rastin që sot të vizitojnë për herë të parë Kuvendin e Kosovës.
Në mesin e tyre ishte edhe Alketa Bajqinovci, nxënëse e klasës së tretë. Ajo është vajza e gazetarit të njohur, Mefail Bajqinovci- drejtuesit të emisionit “Puls” në KTV.
Alketa pati rastin të fotografohet edhe me kryetarin e ri të Parlamentit, Kadri Veselin, ish-shefin e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).
Ndryshe, kjo vizitë e nxënësve të Shkollës Fillore “Ismajl Qemajli” ishte e organizuar nga drejtuesit e kësaj shkolle.
Lajmi nuk ka ndodhur tani, por disa vite më herët, para se z. Bajqinovci të futet në politikë.