Në Agjencinë Antikorrupsion, zyrtarët shtetëror kanë bërë deklarimin e pasurisë së tyre.
Deklarimin e pasurisë e ka bërë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Ai ka deklaruar se posedon një banesë prej vitit 2001 në emër të bashkëshortes së tij, në vlerë prej 97.000, një lokal afarist me sipërfaqe prej 270 metra katrorë, vlerën e së cilës nuk e ka deklaruar.
Veseli gjithashtu ka deklaruar se posedon një shtëpi prej 350 metra katrorë e trashëguar nga prindërit e tij, si dhe tokë në mal prej 10 hektarë po ashtu e trashëguar.
Veseli merr pagë vjetore prej 33 mijë e 870 euro si kryetar i Kuvendit e po ashtu rreth 5 mijë euro mëditje.
Gruaja e tij Violeta merr pagë vjetore prej 3.420 euro si profesoreshë në gjimnazin “Sami Frashëri” dhe 17 mijë e 640 euro nga Kobit PC.
Veseli po ashtu ka deklaruar një veturë Jeep në vlerë 16 mijë e 300 euro dhe para të kursyera në dy banka së bashku me gruan e tij në vlerë prej mbi 6 mijë euro. /Telegrafi/