Kadri Veseli në mitingun për Pavarësinë e Kosovës, në vitin 1992, pagoi dhe organizoi transportin

Me datë 30 janar 1992, ishte zhvilluar një miting për Pavarësinë e Republikës së Kosovës, në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë.
Njëri nga pjesëmarrësit i tregoi redaksisë tonë se gjatë mitingut nuk mund të gjenin flamur të Shqipërisë dhe shkuan tek një familje tiranase për ta marrë një flamur.
Kadri Veseli atë kohë shpesh e kishte frekuentuar Shqipërinë për trajnime ushtarake, së bashku me komandantin legjendar Adem Jashari dhe Hashim Thaçin, por në këtë miting ishte me disa studentë të tjerë.
Njëri nga pjesëmarrësit i cili shihet edhe në foto ka treguar për redaksinë Epilogu se transportin për studentët nga Kamëza deri tek qendra ku mbahej mitingu, e kishte paguar dhe organizuar Kadri Veseli.
Kadri Veseli konsiderohet njëri nga themeluesit e UÇK–së, ku pikërisht rreth viteve 1992/1993 kishin filluar edhe sulmet e para guerile ndaj ushtrisë dhe policisë serbe në Drenas. /epilogu/

