Një video e pa publikuar deri më tani, gjatë kohës së luftës në Kosovë është bërë publike para pak ditësh. Në këtë video shihet ish Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli që njëhershit është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Veseli, pa zbritur ende nga mali, aty ku zhvillohej lufta, shihet i armatosur me dy kallashnikovë dhe një jelek të mbushur me armatim, shkruan Gazeta Insajderi.
Në këtë video bëhet bartja e 60 të plagosurve nga Lugina e Baincës për në Vuqak. Kjo ngjarje sipas këtyre pamjeve duket të ketë ndodhur më 9 prill të vitit 1999.
Aty shihen të plagosur të mjekur dhe persona tjerë duke dhuruar gjak për ta. /Insajderi.com
VIDEO – https://www.youtube.com/watch?v=yYleiEG5q7s&feature=emb_title