fbpx
Lajme

Kadri Veseli sot duke luajtur futboll me djalin e tij

Kadri Veseli:
Dola për të luajtur futboll me djalin tim Yllorin në fushën e Matiqanit. I tregova se gjatë kohës së okupimit, ndeshjet e futbollit dhe kampionatet e Kosovës, janë zhvilluar në fusha të improvizuara si kjo e Matiqanit apo ajo e Llukarit. Kjo fushë e thjeshtë është gjithashtu dëshmi e potencialit të madh të sportistëve kosovarë të cilët e kanë nisur në kushte minimale, dhe sot luajnë në ekipet dhe stadiumet më prestigjioze të botës.

Ne, duhet të shprehim mirënjohje për të gjithë ata që me kontributin e përpjekjet e tyre, kanë mundësuar mbajtjen gjallë të jetës sportive. Sot, institucionet shtetërore duhet të tregojnë kujdes të veçantë për sportistët, ekipet dhe infrastrukturën sportive që janë prekur shumë gjatë pandemisë.

Po ashtu, shpresoj të merren sa më shpejt masat e nevojshme për të siguruar kushtet e duhura që të rifillojnë ndeshjet e kampionatit të Kosovës në përputhje me kërkesat dhe afatet e vendosura prej UEFA-s.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close