Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së Kadri Veseli ka zgjedhur që iftarin e parë të Ramazanit, ta pres tek prindërit e tij në Mitrovicë.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shpërndarë një fotografi teksa ka treguar që iftarin e ka pritur pranë më të dashurve të tij, shkruan Indeksonline.
“Me prindërit për iftar. Agjërim të lehtë dhe Ramazan të mbarë për të gjithë”, ka shkruar ai krahas fotografisë. /Indeksonline/