Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se mendësia e Abelard Tahirit është “robi”, në një reagim ndaj skandalit që shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së shkaktoi sot në Kuvendin e Kosovës.
Për ofendimin e Tahirit ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, drejtuesi i Paparacit ka thënë se mentaliteti i deputetit të PDK-së ndërlidhet me “robin”
Madje, sipas Kajtazit, Abelard Tahiri ka qenë rob i Hashim Thaçit.
“Mentaliteti i Abelard Tahirit eshte robi! Robi, robet qe ke ne shpi; robi qe te perket; robte qe i shane; robte qe t’i q. Pra, ky mentalitet i perket vetem atij qe eshte rob. Abelardi ka qene rob i Hashimit, vazhdon me qene rob i Memlit dhe i egos se tij. Ai vetem si rob jeton”, ka shkruar Kajtazi.