Kajtazi: Dëshmitar kundër Fatmir Limajt ishte një person i dënuar për dhunim të vajzës së tij 9 vjeçe
Gazetari hulumtues Vehbi Kajtazi ka dhënë disa detaje interesante sa i përket gjykimit të Fatmir Limajt dhe dëshmitarëve ndaj rastit të tij. Ai në emisionin Debat Plus ka treguar në detaje për njërin nga dëshmitarët kryesor në rastin e tij.
“Gjykata e Hagës ka qenë kredibile, Gjykata e Hagës ka qenë e jashtëzakonshme, pra kjo Gjykatë që është tash nuk i afrohet as 1% Gjykatës së Hagës. Ka pas qenë një dëshmitar te Fatmir Limaj, që ka qenë dëshmitari, njëri prej dëshmitarëve kryesor dhe ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Mos të harrojmë pjesëtar i UÇK-së, dëshmitari gati kryesor kundër Fatmir Limajt. Diku ka fundi i procesit, një pjesëtar i policisë së Kosovës, ish pjesëtar i UÇK-së e ka gjetë dosjen e tij se është marrë vesh kush është dëshmitari. Dhe çka ka ndodhë me atë dëshmitar, ai dëshmitar ka shitë drogë, nën dy, ka qenë i dënuar me burg nga gjyqtarë të UNMIK-ut për dhunim seksual të vajzës së tij 9 vjeçare, vajzën e tij 9 vjeç e ka dhunu seksualisht dhe ka qenë dëshmitar kundër Fatmir Limajt. Kur Gjykata e ka marrë landën e tij, për pak sa nuk e ka qitë prokurorin prej sallës, i thotë, janë procesverbalet, mos ma fyej sallën e gjykimit”.