Epilogu

Kajtazi: Dëshmitari X i EULEX u gjet i varur në litar nën mbrojtjen e tyre, EULEX nuk dha përgjegjësi

Gazetari hulumtues Vehbi Kajtazi, në emisionin Debat Plus, ka folur rreth dëshmitarëve të mbrojtur të EULEX-it. Ai ka treguar disa detaje interesante.

“Kjo çështja e dëshmitarëve, nuk duhet me harru një fakt, ne kemi pasur një dëshmitar që është konsideru dëshmitari më i rëndësishëm në një proces gjyqësor të zhvilluar në Kosovë, hetimin dhe gjykimin e të cilit e ka ba një mision ndërkombëtar i BE-së. Fjala është për dëshmitarin X. Ka pasë landë aty qysh e kanë kërcënu, qysh kanë dashtë vra etj etj. A dulë dikush prej ndërkombëtarëve me na tregu neve qysh vdiq ai njeri në mbrojtjen e tyre. A lypi dikush llogari prej këtij vendi, prej këtij shteti, prej atij misioni me i thanë zotëri e keni marrë një qytetar tonin edhe ka vdekë në mbrojtjen e juaj. Sepse dëshmitari i mbrojtur duhet me u mbrojtë edhe nga vetëvetja. O vlla e kanë marrë e kanë qu në Maqedoni mas pari, prej atyhit e kanë qu në Gjermani te vëllau i vet dhe për një moment natën gjindet i varur në litarë. A dha dikush përgjegjësi prej misionit të EULEX-it, që u dashtë me e rujtë e me u kujdesë për to. Kërkush”, tregoi Kajtazi.

Exit mobile version