Epilogu

Kajtazi: Do të ketë arrestime të reja nga Specialja, Kurti është i informuar 

Drejtuesi i mediumit online Paparaci Vehbi Kajtazi, ka folur për shkrimin e sotëm ku u publikua lajmi se 13 persona të tjerë do të arrestohen nga Gjykata Speciale.

Kajtazi këto komente i bëri Debat Plus, në RTV Dukagjini, ku ai tha se për këtë është I informuar edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Po bëhet fjaklë prej 13 persona shumica prej tyre eprorë të lartë të UKÇ-së që pritet ti bashkohen të akuzuerve të tjerë në Hagë. Kjo pritet të ndodhë shumë shpejt brenda këtij muaji. Autoritette janë të informuara, kryeministri është I informuar për këtë, ministrja e drejtësisë është e informuar për këtë, natyrisht nuk janë të informuar për kur, qysh, si, por që pritet aksion I madh për siç e kanë quajtur aksion I madh”.

Mediumi online Paparaci, gjatë ditës ka raportuar se 13 pjesëtarë të UÇK-së përfshihen në aktakuzën e zgjeruar ndaj Thaçit dhe tre ish-krerëve të UÇK-së. Ky grup, përveç përgjegjësive komanduese, akuzohet edhe për akuza specifike që pretendohet të jenë kryer gjatë dhe pas luftës.

Zgjerimi i aktakuzës me pretendime për krime të tjera të luftës ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, përfshin edhe 13 pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), shumica prej të cilëve eprorë të lartë, raporton Paparaci.

Ky grup, përveç përgjegjësive komanduese, akuzohet edhe për akuza specifike të cilat pretendohet të jenë kryer gjatë dhe pas luftës.

Kësisoj, brenda pak javësh pritet të arrestohet ky grup prej 13 personave, që përfshin pjesëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe të zonave operative të Drenicës, Dukagjinit, Nerodimes, Pashtrikut etj, sipas informatave që ka siguruar Paparaci nga burimet e saj.

Paparaci ka mësuar se mes akuzave që pritet të rëndojnë ndaj të dyshuarve është edhe vrasja e një eprori të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila ka ndodhur menjëherë pas luftës në Prizren.

Exit mobile version