fbpx
Lajme

Kajtazi: Kamishi kërcënoi qytetarët, Bekim Jashari nuk po e ruan si të shenjtë familjen Jashari

Gazetari Vehbi Kajtazi, në emisionin Debat Plus, ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të Deputetit Bekim Haxhiu dhe kryetarit aktual z. Bekim Jashari. Sipas tij, deputeti Bekim Haxhiu direkt i ka kërcënuar qytetarët e Skënderajt në prani të Bekim Jasharit, dhe sipas tij kjo është e papranueshme.

Ai ka theksuar se me këtë gjë duhet të merret prokuroria, dhe pavarësisht se ai e meriton përjashtimin nga PDK këtë gjë nuk duhet ta bëj PDK. Ai më tutje theksoi se PDK është duke zhvilluar garë shumë më fer se kampi i Bekim Jasharit. Ai vazhdoi duke thënë se “përderisa shoqëria jonë e konsideron të shenjtë Familjen Jashari, një gjë të tillë nuk po e bënë edhe Bekim Jashari”.

Poashtu, edhe analisti dhe gazetari Astrit Gashi ka drejtuar kritika të ashpra në këtë drejtim. Ai ka thënë se ku flitet për përqindje nuk duhet të flitet për Familjen Jashari, sepse në garë nuk është familja Jashari, por një kandidat që synon të bëhet kryetar. Sipas tij, përmendja e Familjes Jashari vetëm e dëmton në këtë rast.

VIDEO:

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close