Epilogu

Kajtazi: Kur u nënshkrua marrëveshja më 2011-ën, Kurti e quante Thaçin tradhtar

Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur lidhur me marrëveshjen që mundëson lëvizjen e lirë me anë të dokumenteve të identifikimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për shtetasit e dy shteteve respektive.

Kajtazi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sa ishte në opozitë e quante ish-presidentin Hashim Thaçi tradhëtar kur ka nënshkruar marrëveshjen në Bruksel për lëvizje të lirë me Serbinë.

Kajtazi më tej ka thënë se sot Kurti po quhet hero.

Ai këto komente i ka bërë në ‘Twitter’.

“​Kur eshte nenshkru marrveshja ne 2011, Kurti e ka qujt Thaçin tradhetar. Sot qe Kurti arriti ta zbatoje ate, po quhet hero. Ne ditet e sotme, kriteret se kush eshte hero e kush tradhetar i cakton 45 perqindrshi i analfabeteve funksional, sic i quante Kurti gjysmen e popullesise”, deklaroi Kajtazi.

Exit mobile version