Epilogu

Kajtazi: Mua ka provu Haga me m’ba dëshmitar, llogarit sa dëshmitarë bëhen për përfitime

Gazetari hulumtues Vehbi Kajtazi ka treguar disa detaje interesante në emisionin Debat Plus. Ai ka treguar se si provoi Haga ta bëj dëshmitar në procesin kundër Nasim Haradinajt.

“Mua ka provu Haga me m’ba dëshmitar, nëse mu ka provu Haga me m’ba dëshmitar, kam fol publikisht kundër Nasim Haradinajt, llogarite sa dëshmitari është i gatshëm për përfitime me u ba dëshmitar, dhe këta dëshmitarë gjatë procesit unë besoj që eleminohen dëshmitarët e rrejshëm…”

Po Hashim Thaçi pas lufte, pra kur u kry lufta, ky njëfar kryeministri edhe me pas dijeni se çka po ndodhë në konviktin e shkollës në Gjilan a? po kjo është absurditet, kapma Hashimin me prova e çoje n’burg, po jo me kesi absurditete, këto janë tmerri i Zotit. Deri nesër bonvaki ta arrestojnë edhe Agim Çekun ose ta arrestojnë atë tjetrin për qesi përgjegjësie, qysh domethënë, na si shoqëri nuk duhet me duru këtë, o s’po më intereson se kush janë atje, ka të bëjë me sigurinë juridike, ka të bëjë me njerëzit të cilët kanë luftu bre për këtë vend, kanë derdhë gjak për këtë vend, a po kupton, na duhet me u kujdes për të drejtat njerëzore të tyre, sepse të drejtat njerëzore po shkelen në mënyrë flagrante”, shtoi Kajtazi.

“Gjykata e Hagës ka qenë kredibile, Gjykata e Hagës ka qenë e jashtëzakonshme, pra kjo Gjykatë që është tash nuk i afrohet as 1% Gjykatës së Hagës. Ka pas qenë një dëshmitar te Fatmir Limaj, që ka qenë dëshmitari, njëri prej dëshmitarëve kryesor dhe ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Mos të harrojmë pjesëtar i UÇK-së, dëshmitari gati kryesor kundër Fatmir Limajt. Diku ka fundi i procesit, një pjesëtar i policisë së Kosovës, ish pjesëtar i UÇK-së e ka gjetë dosjen e tij se është marrë vesh kush është dëshmitari. Dhe çka ka ndodhë me atë dëshmitar, ai dëshmitar ka shitë drogë, nën dy, ka qenë i dënuar me burg nga gjyqtarë të UNMIK-ut për dhunim seksual të vajzës së tij 9 vjeçare, vajzën e tij 9 vjeç e ka dhunu seksualisht dhe ka qenë dëshmitar kundër Fatmir Limajt. Kur Gjykata e ka marrë landën e tij, për pak sa nuk e ka qitë prokurorin prej sallës, i thotë, janë procesverbalet, mos ma fyej sallën e gjykimit”.

Exit mobile version