Analistët e Debat Plus kanë analizuar zgjedhjet e ardhshme lokale dhe disa nga kandidaturat e mundshme për kryetar të komunave.
Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se “PDK mund ta marr për model Agim Aliun e Ferizajt, por as Prizreni, as Prishtine e as Mitrovica nuk janë model i mirë për Vetëvendosjen. Gjithashtu edhe analisti dhe gazetari Astrit Gashi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar në Komuna”.
Gazetari Vehbi Kajtazi ka thënë se si ka mundësi që një njeri të ulet dhe ta votojë një njeri si Agim Bahtirin, që shumë bashkëpunëtorë të tij kanë treguar se ai nuk di të shkruaj e të lexojë. Kajtazi më tutje ka thënë se si mund të krahasohet ai me kandidatin e PDK-së z. Bedri Hamza.