fbpx
Lajme

Kajtazi: Prokuroria Speciale e ka hetuar “Grupin Kumanova” kanë dashur ta sulmojnë burgun e sigurisë së lartë

Gazetari hulumtues Vehbi Kajtazi ka drejtuar akuza të rënda ndaj “Grupit Kumanova” në emisionin Debat Plus. Sipas tij, sikur te ishte ai prokuror në kohën kur Kryeministri Ramush Haradinaj ua ka ndarë 290 mijë euro, këtë të fundit do ta akuzonte si financues të terrorizmit.

Ai për herë të parë ka tregua se Prokuroria Speciale e Kosovës ka pasur hetim ndaj këtij grupi ku pretendohet se grupi kishte synuar që ta sulmojë burgun e sigurisë së lartë për ta nxjerr një kriminel si Bedri Krasniqi nga burgu.

Vehbi Kajtazi tregoi se “Ali Ahmeti kishte shkuar te Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Isa Mustafa, për t’i treguar që një grup i armatosur po shkon atje dhe po shkakton trazira”.

Gazetari Kajtazi ka treguar se “kurrë ne nuk jemi kujtuar për disa policë shqiptar që janë vrarë pikërisht atje (në konfliktin e Kumanovës), kur këta me telefon kërkuan nga Ali Ahmeti aman nxjerrna prej këtuhit se shkuam posht, dhe këtë e dëshmojnë përgjimet telefonike dhe transkriptet, dhe shkon një polic i cili i prin një njesie të veçantë të policëve shqiptar me emrin Samedin Osmani dhe me kamerë e me inqizim duke hy me i nxjerr ata prej atyhit, kërset plumbi dhe e merr atë, këtë e ka vra një bandë kriminale që ka shku prej Kosovës atje që ka pas synim me ja marrë pushtetin Ali Ahmetit”.

Poashtu, Vehbi Kajtazi ka treguar se “udhëheqësit e tyre i kanë marrë disa pare njo 3 milionë euro sepse kanë dalur përgjimet, e një pjesë e tyre përnime se kanë ditur se ku po shkojnë, ata janë bandë kriminale, kush u ba me i zgjedhë të drejtat e shqiptarëve njo 30 vetë, po leni këto se këto janë oportunizëm dhe shumica mendojnë ashtu…”

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close