fbpx
Lajme

Kallëzimi penal ndaj Martin Berishajt, sa vjet burg mund të dënohet ambasadori?

Kallëzimi penal i ushtruar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, në rastin e ambasadorit Martin Berishaj i cili u inicua nga Gazeta Nacionale, tashmë gjendet në duart e Prokurorisë.

Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër material ose i detyrimeve financiare pritet të jetë dispozita me të cilën do të ngarkohet ambasadori Berishaj.

Sa mund të dënohet Berishaj?

Neni 430 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës për këto raste parasheh dënim maksimal deri në 5 vjet burgim, e konfiskim të pasurisë, për vlerën e padeklaruar.

Gjoba, burgu:

Çdo person i cili sipas ligjit është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave të dhuratave të dobisë tjetër pasurori ose të detyrimeve financiare, i cili bën deklaratë të rreme ose nuk paraqet të dënat e kërkuara në deklaratë, dënohet me gjobë dhe me burgim prej 6 muaj deri në 5 vjet. Gjobat e shqiptuara sipas këtij neni mund të jenë ditore dhe mund të shqiptuhen derisa kryesi të përfill urdhrin, vendimin apo aktgjykimin e plotfuqishëm që është subjekt i veprimit.”

Konfiskimi:

Vlera e padeklaruar ose e deklaruar rrejshëm e pasurisë, të ardhurave, dhuratave ose të dobisë tjetër pasurore, konfiskohet.

Prokuroria obligohet me ligj ta njoftojë Agjencinë në lidhje me kallëzimin penal.

Neni 18 i ligjit Për Agjencinë Për Parandalimin e Korrupsionit parasheh rastet kur Agjencia i drejtohet Prokurorisë me kallëzim penal.

Prokuroria së paku është e obliguar që ta njoftoj Agjencinë në rast të:

Hudhjes së kallëzimit penal, ndjekjes penale të suksesshme, ndjekjes penale të pa suksesshme.

Me të njejtin ligj rregullohet procedura, prej momentit të ngritjes së kallëzimit penal nga Agjencia e tutje.

Në rast të hudhjes së kallëzimit penal, pushimit të hetimeve, apo ndjekjes penale të pasuksesshme, Agjencia e rihapë dhe e përfundon procedurën e hetimit administrativ.

Çdo institucion që e pranon rastin e referuar nga Agjencia kërkohet që ta njoftoj Agjencinë rreth përfundimit të hetimit administrativ nga ana e tyre dhe çdo veprim të ndërmarr si rezultat i atij hetimi. Në rast se ndonjë institucion nuk ndërmerr asnjë veprim si rezultat i rastit të referuar nga Agjencia, kjo e fundit e rihapë dhe përfundon procedurën e hetimit administrativ.

Pikërisht për këtë vepër penale, ishte dënuar edhe ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj. Ajo ishte dënuar me 8 muaj burgim me kusht, dhe 1 mijë euro gjobë.

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close