Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka folur sot për deklaratat e Arben Gashit të LDK-së se tetë deputetë të koalicionit qeverisës pritet të lëshojnë subjektin e tyre. Haxhiu thotë se për këtë ka folur me vet deputetët e VV-së dhe ata i kanë thënë se kanë dyshime se katër deputetë do të largohen.
Ai tregon se këtë bisedë e ka patur me deputetët në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
“Për këto tetë vota përgjigjen më të mirë do të jepte Arben Gashi. Pas këtyre fjalëve, fola me di9as deputetë të mazhorancës. Ata më thanë se ka dyshime për katër prej deputetëve, por jo 8. Pra mund të ketë katër deputetë që mund të ikin prej VV-së dhe t’i bashkohen subjekteve tjera. Por për më shumë pyeteni vetë Arben Gashin”, tha ai.
Tutje ai tha se nuk do të flas me emra se për cilët deputetë dyshohet.“Jo, më thanë ata vetë. Ka dyshime, por nuk dua të flas me emra. Shpresoj mos të ndikojë në votimin e Trustit”, shtoi ai. /Gazeta Express/