Njëherë i ofendoi komandantët duke i quajtur si komandantët e therrave. Këtë herë përsëri ka ironizuar me ta dhe nivelin e tyre të shkollimit.
Po ju sjellim reagimin e kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje z. Liri Loshi.
Teksti i plotë:
UÇK nuk ka arkiva. Po çka me iu ba njerëzve që duan me tregu me çdo kusht rendin dhe rregullin që gjoja ka mbretëruar në luftë. Çohet njeri e thotë se ka qenë në krye të Gjyqit ushtarak dhe madje etiketon persona “të denuar”prej tij, vetëm për ta treguar egon e vet. Tjetri që shkruan libër i referohet “Arkivit të UÇK-së” për faktografinë e tij “shkencore”. Dhe, fqinji ynë verio-lindor rri hazer me gjetë informacione të tilla që e bëjnë përgjegjese UÇK-në në nivel institucional.
Komandantët tanë gjithçka mund të kenë bartur, por laps e letër jo. Ka edhe perjashtime, por shumica që unë kam njohur, nuk i kanë përdorur ato “vegla”.
Ata u bënë me diploma pas lufte, me procedurē të shpejtuar dhe gjithsesi të dyshimtë.
E kur është fjala për Serbinë, po ajo ka arkiva dhe ato i ka të hapura që më shumë se një dekadë. Nga ato arkiva u bë raporti i Dick Martit. Nga ato arkiva shkroi libër edhe Karla Del Pone. Nga ato arkiva u bë edhe Gjykata Speciale.
Prandaj s’ka asgjë të re sa i përket arkivave. Ne s’kemi arkiva të luftës, kurse Serbia ka arkiva kundër UÇK-së, por i ka të hapura dhe ne po i vuajmë pasojat.