Kandidati i VV për kryetar të Shtimes, Qemajli Aliu dhe vëllai i tij, me aktakuzë për uzurpim të pronave
HULUMTIN NEWBORN/ Me datën 16.06.2018 nga dokumentet zyrtare te prokurorisë shihet se vëllai i Qemajl Aliut me inicialet A.A, i zgjedhur drejtor ne kompaninë Aurora sh.p.k ku pronar është vet Aliu, ka uzurpuar pronat e një investitori te huaj gjerman (Xella Kosova) meqë rast ka kërcënuar investitorin, policinë e Kosovës dhe zyrtaret e sigurimit te kompanisë. Ne ditën e kërcënimit/uzurpimit kishte ardhur nga Tirana t’a ndihmoj vëllain e tij edhe pronari i kompanisë Aurora sh.p.k Qemajl Aliu i cili është edhe dëshmitar rasti.
Mjetet e renda te cilat janë prone e kompanisë Aurora sh.p.k, te cilat edhe pas një urdhëri te prere, nuk janë larguar nga pronat e investitorit te huaj, kane shtyrë Prokurorinë e Kosovës qe te ngritë aktakuzë për uzurpim te pronës.
Pas problemeve te njëpasnjëshme qe pronaret e kompanisë Aurora sh.p.k ne krye me drejtorin e tyre i kane shkaktuar investitorit te huaj, ky i fundit ka tërhequr kete investim (eshte bere mbyllja e Fabrikës Gjermane Xella Kosova) .
Te gjitha këto shoqërohen me fakte qe mund te shihen me poshtë, mirëpo veprat penale nuk kane përfunduar këtu.
Te njëjtit, pas uzurpimit te pronës, me datën 28/06/2018 kane kryer edhe një vepër tjetër penale ndaj stafit menaxhues si dhe sigurimit te kompanisë Xella. Personat e përfshirë ne këtë vepër kriminale (vëllai dhe djali i vellaut te Qemajl Aliu) janë te dënuar me burg efektiv.
Me poshtë gjeni aktakuzën e prokurorisë ndaj drejtorit te kompanisë AURORA sh.p.k (prone e Qemajl Aliut). /gazetanewborn, metro/