Alban Hyseni është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, dhe fati e deshi që në balotazh të ishte përballë kandidatit të LDK-së, Lutfi Hazirit. Por, çka mendonte Albani kur pyetej për Lutfi Hazirin?
Në një deklaratë të dhënë për emisionin Kallxo, të dërguar në redaksinë tonë nga lexuesit, Hyseni flet për Hazirin sikur ta kishte idoll në politikë.
Ai e lavdëron Lutfi Hazirin, kryetarin e deritashëm të Gjilanit, si një politikan që gjithnjë është identifikuar me Gjilanin dhe rajonin e Anamoravës, edhe kur ka pasur pozita udhëheqëse e vendim-marrëse, përcjell Periskopi.
“Një element që z. Haziri e ka në raport me Gjilanin apo Anamoravën në përgjithësi është që është identifikuar me rajonin tonë në politikë. Ne si regjion nuk kemi pasur figurë tjetër që është identifikuar në politikë që ka qenë në pozicione le të themi udhëheqëse apo të rëndësishme si z. Haziri.”
Kujtojmë që z. Haziri ka qenë ministër i Pushtetit Lokal, zëvendëskryeministër etj. gjatë përvojës së tij të gjatë në politikën kosovare. /Periskopi
VIDEO: