fbpx
Lajme

Kandidati për asamble në Prizren i fton qytetarët ta mbështesin Platformën e Ndryshimit (Foto)

Kandidati për asamble komunale në Prizren, Nehat Elshani i ka ftuar të gjithë bashkëqytetaret që ta mbështetin fuqishëm  Platformën e Ndryshimit të PDK-së.

Këtë ai e ka bërë gjatë tubimit elektoral në lagjen ‘Tabakhane’, në Prizren, ku në këtë tubim ka qenë i ftuar edhe Kryetari i Partisë Demokratikë të Kosovës, Kadri  Veseli.

Për me shumë lexojeni Fjalimin e kandidatit për asamble, Nehat Elshani, shkruan Epilogu.com

“Të nderuar bashkëqytetarë,
I nderuar z. Veseli,
Kolegê të PDK-së në Prizren,
Të nderuar të pranishëm,

Kam privilegjin e veçantë që si kandidat për Asamblenë e Prizrenit, t’ju drejtohem sot, me besim të palëkundur në Fitoren e PDK-së me z. Shaqir Totaj në krye.

Platforma e Ndryshimit bartë frymën e re, energjinë dhe përgjegjësinë e re për një qeverisje më transparente para qytetarëve.

Jam i sigurt se me z. Shaqir Totaj kryetar, Prizreni do të fitojë Udhëheqësin e duhur dhe Menaxherin e përkushtuar, i cili do të garantojë Zhvillim Ekonomik, Identitet dhe Dinjitet qytetar.

Jam i bindur në Fitoren e Ekipit të Ndryshimit dhe unë si njëri nga të zgjedhurit Tuaj, premtoj angazhim të vendosur për riforcimin e Lidhjes me qytetarët. Jam i vetëdijshëm që kjo lidhje na është shkëputur në shumë vende, dhe s’mund të vazhdojmë fuqishëm pa e rregulluar atë.

Ne do të komunikojmë Ndryshe, me forume që na monitorojnë dhe na japin ide, siç ka thënë Kryetari Veseli, dhe do të përfaqësojmë Ndryshe, me iniciativa serioze në frymën e Platformës së PDK-së, për Prizrenin e Identitetit historik e kulturor, për Prizrenin e Turizmit, për Prizrenin e Zhvillimit dhe Mirëqenies qytetare.

Të nderuar bashkëqytetarë,

Nuk dëshiroj ta zgjas më shumë, por më lejoni të premtoj vetëm një gjë:
Angazhim serioz, me Nder dhe Përkushtim në SHËRBIMIN Tuaj.
Prandaj, ju ftoj të votoni masivisht për PLATFORMËN E NDRYSHIMIT, për Kryetarin Totaj dhe Partinë Demokratike me numër 94.
E për mua, numri 37 është numri Juaj dhe e di që do ta votoni.

Ju faleminderit”.

Tags

Artikujt e ngjajshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close