Vjosa Osmani edhe për një kohë do të mbajë gradën më të ulët akademike. Do të mbetet asistente në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Në konkursin e fundit, Universiteti i Prishtinës s’ka hapur vende të lira për avancime në Fakultetin Juridik ku do të avancohej edhe kandidatja e LDK-së për Kryeminstre.
Vjosa Osmani ka përfunduar studimet doktorale në University of Pittsburgh – School of Law më 2015 ndërsa gradën akademike asistente e ka fituar më 2006.
Ndërkaq në konkursin e fundit të shpallur nga Senati i UP-së më 14 tetor nga Universiteti i Prishtinës janë paraparë vetëm 13 vende për Fakultetin Juridik.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar Këshilli Mësimor-Shkencor i Fakultetit Juridik dhe ka kundërshtuar vendimin e Senatit të UP-së që të mos lejojë avancime tjera në fakultetin ku mësohet drejtësia.
Në listën e stafit akademik që janë ankuar është edhe emri i Vjosa Osmanit. Aty është edhe emri i Bekim Sejdiut, i cili është gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese kurse gradën akademike e ka asistent. Edhe asistentë tjerë janë ankuar pse s’ka lejuar UP-ja të hapë konkurs për avancimin e tyre. Aty janë edhe Donikë Qerimi, Fitore Morina, Islam Pepaj etj.
Për këtë arsye, Këshilli i Fakultetit Juridik ka kërkuar që të anulohet konkursi i shpallur nga Senati me qëllim që të shpallet një konkurs i ri me pozita të cilat i ka kërkuar vetë Këshilli i Fakultetit të Juridik
“Duke marrë parasysh vendimmarrjen e ditës së Hënë, 14 Tetor 2019 të Senatit të Univesitetit të Prishtinës “Hasan Prishtrina”. Këshilli i Fakultetit Juridik dhe stafi i poshtshënuar, kërkojmë nga ju që të Anuloni, plotësoni ose ndryshoni vendimin e kësaj date rrjedhimisht të shpallni konkurin për të gjitha pozitat që janë mirtuar nga Këshilli i Fakultetit Jurikik”, thuhet në ankesën e këtij Këshilli që e ka siguruar Sinjali.
Sipas këshillit këshilli pozitat e shpallura në këtë janë bërë pa asnjë kriter.
“Për pozitat të cilat është marrë vendim për të ju shpallur konkursi, nuk është marrë asnjë kriter bazë, pra: As kontrata e skaduar, as fondi i orëve (janë në disa pozita nga 3 profesorë në lëndët që keni marrë vendim për të shpallur konkurs) dhe nuk janë barët të parë të lëndës, e as nuk janë bartës të programeve të studimit për ri-akreditim”, thuhet në ankesën e tyre drejtuar rektorit, Marjan Dema.
Këshilli refuzimin e këtij konkursi e ka aryestuar se kanë një numër të madh të profesorëve që pavarësisht se janë pensionuar japin mësim në Fakultetin Juridik.
“Gjithsej 10 profesorë janë pensionuar gjatë këtyre viteve, të cilët vazhdojnë të mbeten të angazhuar pikërisht për shkak të nevojës krahas numrit të studentëve. Andaj, plotësimi i konkursit me të gjitha “Gjithsej 10 profesorë janë pensionuar gjatë këtyre viteve, të cilët vazhdojnë të mbeten të angazhuar pikërisht për shkak të nevojës krahas numrit të studentëve. Andaj, plotësimi i konkursit me të gjitha pozitat e dhëna do t’i mundësonte Fakultetit Juridik që të kthej në normalitet situatën e mësimdhënies, me mësimdhënës të rregullt”, thuhet në ankesë./ Gazeta Sinjali/