Epilogu

Kandiq:  E gjithë fuqia e Rugovës ka qenë në mençurinë e Fehmi Aganit

Aktivistja më e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, flet për bombardimet dhe luftën e Kosovës. Ajo ka qenë edhe vetë shpesh në Kosovë, në kohën e luftës.

Zgjatja e luftës

Strategët e NATO-s kishin planifikuar një luftë më të shpejtë. Ushtria dhe policia serbe nuk kanë bërë ndonjë rezistencë tepër të madhe ndaj bombardimeve të NATO-s, por janë fshehur mirë dhe kanë evituar humbjet e mëdha. Lufta u zgjat, ndërsa vuajtjet e popullit në Kosovë shtoheshin nga dita në ditë.

„Unë kam shkuar në Kosovë gati çdo dhjetë ditë”, kujton Natasha Kandiq. “Gjithmonë me të njëjtin taksist, i cili mësoi rrugën dhe njihte njerëzit në rrugë. Kam shkuar dhe kam kërkuar miqtë shqiptarë, kam shikuar a janë ende gjallë. Kam qenë në Prishtinë tek disa miq, kur erdhi lajmi për ndalimin e Fehmi Aganit, gruas së tij dhe djalit të tyre. Më lajmëruan se e kanë marrë, ndërsa një ditë më vonë është gjetur trupi i tij i pajetë. Agani është vrarë ndërkohë që Millosheviqi i lejoi Rugovës të dalë nga vendi. Fehmi Agani ka menduar se edhe ai duhet të dalë nga Kosova dhe t’i bashkohet Rugovës. E gjithë fuqia e Rugovës ka qenë në mençurinë e Fehmi Aganit. Vdekja e Aganit është një humbje tepër e madhe jo vetëm për shqiptarët, por për tërë rajonin. Po të kishte mbetur gjallë ai, zhvillimet pozitive do të ishin më të shpejta dhe të gjitha do të ishin më ndryshe.” Autor: Zoran Solumun

Exit mobile version