Epilogu

Kaos total në Hagë, nëse jo Nazim Bllaca, atëherë kush vdiq?

Një gabim në të folur zbuloi se dëshmitari kyç në procesin kundër Kadri Veselit ka vdekur. Burimet e Nacionales thonë se ky zbulim informacioni ishte lapsus i avokatit të Veselit. Por, nëse avokati ia huqi emrit të viktimës dhe ai s’është Nazim Bllaca, atëherë kush ka vdekur?Gabimi – nëse mund ta quajmë të tillë – s’ndodh shpesh në seanca të tilla gjyqësore, ku avokati thotë se dëshmitari kyç i Prokurorisë ka vdekur, e më pas del të ketë qenë vetëm lapsus linguae. Ta zëmë se mendja e avokatit Ben Emmerson shumicën e kohës është e zënë duke u marr me Nazim Bllacën, dhe në momentin kur avokati pati flet për një dëshmitar, gjuha i shkon tek emri i dëshmitarit kyç.Ama si është e mundur që një avokat me peshë si Emmerson, ta gabojë identitetin e dëshmitarit kyç kundër Veselit?Sikur të mos mjaftonte përmendja e emrit të tij, Emmerson vazhdon të flasë për veprimtarinë e Nazim Bllacës dhe lidhjet e tij me shtetin serb.

Përkundër përvojës së avokatit, mund të besohet se ka qenë gabim në të folur, sikur Emmerson pas përmendjes së emrit të fliste për karrierën e një bujku.E, si mund të besojmë kur pas përmendjes së Nazim Bllacës, Emmerson thotë se ky njeri ishte “aset serb”.“Prokuroria vazhdon të mbështetet tek një dëshmitar, Nazim Bllaca, i cili ka vdekur. Kishte informata që ka qenë aset serb, i paguar nga Serbia”, ka thënë Emmerson, transmeton gazeta Nacionale.Por, edhe nëse Emmerson të ketë bërë gabim të nivelit amator dhe Nazim Bllaca është gjallë, atëherë kush ka vdekur?Sepse aty dikush duhet të ketë vdekur, meqë flitej për një vdekje të një dëshmitari.Nuk dimë se sa dëshmitarë janë kundër Kadri Veselit, megjithatë dimë se dëshmitari kyç është Nazim Bllaca, për të cilin avokati Emmerson e tha me zë dhe figurë se ka vdekur.Familja Bllaca tashmë kanë deklaruar se Nazim Bllaca është gjallë, bile thonë se është i pandalshëm.“Nazim Bllaca është në formë, i fortë dhe i pandalshëm” – ka thënë vëllai i Nazim Bllacës, Liman Bllaca, për Nacionale.

Exit mobile version