Epilogu

Kapet afër Skenderajt duke kontrabanduar produkte nga Serbia

Sonte në afërsi të Skenderajt, ekipi në detyrë patrulluese i Antikontrabandës së Doganës, kanë vërejtur lëvizjet e dyshimta të furgonit të tipit Opel me ngjyrë të kaltër të mbylltë, të cilit i janë vënë pas për ndalim dhe kontroll, e po të njëjtit, i janë gjetur 105 të çamçakëzëve “Orbit”, duke i kontrabanduar nga Serbia.

Personi i dyshuar, thuhet tutje në njoftimin e Doganës, nuk ka përfillur urdhrin e dhënë përmes dritave rrotative dhe alarmit të veturës zyrtare, duke tentuar që të ikë në rrugë dytësore.

Zyrtaret doganor e kanë ndjekur në një distancë të konsideruar derisa vetura e dyshimtë ka hasur në rrugë të pa përshtatshme për lëvizje të mëtejme në afërsi të qytetit të Drenasit. Me këtë rast zyrtarët doganor kanë vënë vozitësin nën kontroll dhe kanë zbuluar se në veturë gjendet malli çamçakëz i llojit orbit i kontrabanduar nga Serbia, në sasi prej 105 pako dhe vlerë rreth 20.000 Euro”, thuhet tutje.

Personi i dyshuar, thuhet në njoftim, është në mbajtje dhe do të kërkohet paraburgimi për shkak të veprimeve dhe rrezikut të përsëritjes së veprës, meqë i njëjti është i njohur për Doganën e Kosovës për veprime të tilla të kontrabandës, shpërfilljes së urdhrit për ndalje nga zyrtarët doganor, rrezikim të publikut, zyrtarëve dhe vetes së tij.

“Dogana e Kosovës është e përkushtuar për të luftuar të gjitha llojet e kontrabandës, ndërsa që zyrtarët tanë janë të përgatitur me trajnime dhe pajisje të avancuara për të ndërmarrë veprime operative që i mundësojnë Doganës që të zbatojë mirëfilli misionin e vet, ndërsa nga qytetarët kërkojmë përkrahje me informata dhe forma tjera në mënyrë që të jemi efikas në parandalimin e rreziqeve që paraqesin këta persona dhe biznese të papërgjegjshme, qoftë me sigurinë e ushqimeve që i sjellin kontrabandë dhe te pa kontrolluara, qoftë me rrezikimin qe i shkaktojnë publikut me ngasje të rrezikshme dhe plotësisht të papërgjegjshme, që ka ndodhur që të jenë shkas i humbjes së jetëve të njerëzve të pafajshëm jo rrallë herë nga po këto aktivitet kriminale”.

Exit mobile version