Kapet me drogë ish-asistentja e presidentes Jahjaga
Para tre ditësh, në Prizren është arrestuar vajza e akademikut Mehmet Kraja, ish-asistentja e presidentes Jahjaga, Gresa Kraja, për posedim të paautorizuar të substancave narkotike të llojit kokainë.
Arrestimi i saj është bërë nga Njësiti i Antidrogës i Policisë së Kosovës saktësisht më 14 korrik, pas orës 03:00 të mëngjesit, afër Qendrës Sportive “Sezai Surroi” në Prizren.
Sipas raportit policor të siguruar nga IndeksOnline, vajza e akademikut Mehmet Kraja, përveç substancës narkotike që ishte munduar ta fsheh, ishte edhe nën ndikimin e alkoolit në mbi 1 promilë.
Gjatë një kontrolli të disa personave, aty thuhet se është ndaluar edhe personi i gjinisë femërore, Gresa (Mehmet) Kraja, e lindur në Prishtinë, nën dyshimin e posedimit të substancave narkotike, pasi që e njëjta sipër telefonit celular kishte ekspozuar dhe përpunuar një vijë pluhur të bardhë, e dyshuar për drogë e llojit kokainë.
Në momentin e prezantimit të policisë, Kraja e ka fshirë për pantallona substancën narkotike, duke e hedhur po ashtu nga xhepi edhe një qese me pluhur te bardhë, e dyshuar për kokainë.
Ish-asistentja e Jahjagës, Gresa Kraja, e cila është vajza e Mehmet Krajës, mësohet se ka qenë në shoqëri edhe të tre personave të tjerë dhe gjatë kontrollit, në portofolin e njërit prej shoqëruesve të saj është gjetur edhe një dozë e drogës në sasi 0.64 gram, e dyshuar si kokainë.
E njëjta është liruar dhe ndaj saj është inicuar rast.
Për shkak të sjelljes jokorrekte, Gresa Krajës i ishte bërë edhe testi i alkoolit dhe ajo kishte rezultuar e dehur më 1.07 promilë.
Ndaj vajzës së akademikut Mehmet Kraja, si dhe personave të tjerë që kanë qenë në shoqërinë e saj, është iniciuar rasti penal 2019-DHTN-456. /IndeksOnline/